Boja mbi ministrinë, Balla publikon videon: Lulëzim paske paguar, ato para që nxorri nga çanta…

    0
    270

    Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas ngjyrosje me bojë të zezë së ministrisë ng aprotetsuesit ditën e sotme.

    Ai ka publikuar në facebook, një video nga momenti kur një prej protestuesve hedh bojë mbi godinën e Ministrisë së Mbrojtjes, duke theksuar se ky i fundit është paguar nga ana e ish-deputetëve të PD për të kryer një akt të tillë.

    “Lulezim! Paske paguar përsëri para sot? Jo vetëm për t’i sjellë në protestën tënde, jo vetëm për të sponsorizuar dhu(nën, por edhe për të hedhur bojën tënde të zezë kundër shtetit dhe imazhit të shqiptarëve.

    Tregoju tani atyre rrugëhumburve që ende të vijnë nga mbrapa: ato para që nxori nga çanta Albana Vokshi, a vijnë edhe këto nga Sheremetyevi???””, shprehet Balla.

    Lulezim! Paske paguar përsëri para sot? Jo vetëm për t’i sjellë në protestëzën tënde, jo vetëm për të sponsorizuar dhunën, por edhe për të hedhur bojën tënde të zezë kundër shtetit dhe imazhit të shqiptarëve. Tregoju tani atyre rrugë-humburve që ende të vijnë nga mbrapa: ato para që nxorri nga çanta Albana Vokshi, a vijnë edhe këto nga Sheremetyevi???

    Posted by Taulant Balla – Faqja Zyrtare on 2019 m. kovo 28 d., ketvirtadienis