/Bora do të mbuIojë pjesën më të madhe të vendit, ja ç’pritet javën e ardhshme

Bora do të mbuIojë pjesën më të madhe të vendit, ja ç’pritet javën e ardhshme

Pas disa ditësh me mot të qëndrueshëm me diell dhe vranësira kalimtare, java që presim përpara na rezervon tjetër tablo ndryshe sa i përket parashikimit të motit shkruan ShMU.

Kjo pasi vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Në mënyrë të përmbledhur duke nisur nga dita e hënë deri dhe ditën e enjte në të gjithë territorin do të mbizotërojë moti i vranët por hera-herës dhe në kohë afatshkurtër nuk do të mungojnë intervalet me diell.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.

Edhe ditën e premte moti do të jetë i vranët por intensiteti i reshjeve bëhet mesatar në një pjesë të madhe të vendit ndërsa në zonën e veriut intensiteti deri i lartë.

Nga dita e shtunë priten reshje bore në pjesën më të madhe të vendit!