“Borëbardha” shqiptare me dy fakultete, 29-vj eçe dhe më shtatë fëmijë…

0
102

29 vj ecarja nga Tropoja, Ajlin Alfredaj ka sjellë në jetë 7 fëmijë. 4 shtatzanitë nuk e kanë penguar atë të rritet profesionalisht momentalisht punon si juristë pranë hipotekës së Bajram Currit.

Ajo ka përfunduar 2 fakultet një për drejtësi dhe një për edukim fizik, ndërsa këtë vit kërkon të nisë një master të dytë.

Pavarësisht kësaj, Ajlini gjithmonë ka gjetur kohën për t’iu përshtatur familjes dhe karrierës.

GAZETARJA: Ndodhem në lumin Valbonë me familjen Alfredaj. Ajlin dhe Fredi janë prindër të 7 fëmijëve ata jetojnë në Fierzë të Bajram Currit.Më trego pak për familjen tënde të mrekullueshme.

AJLIN ALFREDAJ: Zoti më ka bekuar më 3 palë binjake dhe 1 tek. Binjakët e parë janë Rei dhe Rea 9 vj ec. Binjaket e dyta janë Ajseli dhe Selma që mbushin 6 vj ec.

Ajla dhe Amelia janë binjaket e treta që mbushin 5 vj ec, dhe Kenza është tek, 3 vjece.

GAZETARJA: Ajlin ciftet e reja sot kanë shumë që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë me frutin e dashurisë, pra fëmijën. Thuhet se të sjellësh në jetë një fëmijë është përgjegjësi e madhe, po kur ke shtatë si është? AJLIN ALFREDAJ: Fryti i dashurisë është fëmijë është gjëja më e madhe në këtë botë, mund të kesh pasuri, port e cdo gjë tjetër, por nëse nuk ke fëmijë je bosh.

Është e vështërië, por me ndihmën e madhë të bashkëshortit Fredi ne ia dalim suksesshëm. Jemi familje e madhe dhe e lumtur.

GAZETARJA: Kush ka qenë sfida më e madhe që keni kaluar? ALFRED ALFREDAJ: Me Ajlin kemi kaluar shumë sfida, por më e madhja ishte kur na u sëmur Ajseli.

Kur e sheh fëmijën tënd që është vetëm në dorë të Zotit, të priten këmbët nga pafuqia. Por ia dolëm, vajza tani është mirë. Ndërsa për fëmijët jeta ngjason me përrallën e preferuar. Nënën e tyre ata e therrasin Borëbardha.

SHIKO VIDEON KËTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here