/“Brenda dy-tre ditësh do gjenden paratë e grabltura në Rinas në vorbën e groshëve. Ku do të gjenden dhe sasia”

“Brenda dy-tre ditësh do gjenden paratë e grabltura në Rinas në vorbën e groshëve. Ku do të gjenden dhe sasia”

Ish-kryeministri Sali Berisha bën një deklaratë të fortë kur thotë se brenda dy tre ditësh do të gjenden një pjesë e vogël e rreth 6 milion eurove të vjedhura në aeroportin e Rinasit pak ditë më parë.

Berisha tregon madje edhe vendin se ku do të gjenden dhe sasinë.

“Atë e vr au banda sepse banda po i merrte paratë për shtetin dhe jo për Admir Muratajn. Atë e kishin marrë si beden. Ç’po ndodh? Ajo që ndodhi edhe me vjedhjen herën e parë. Ku i gjetën paratë? U gjetën 12 mijë euro në frigorifer, nja 10 mijë euro në tenxhere me presion, tani do gjenden në lavatriçe. Brenda dy-tre ditëve, në Elbasan ose aty afër do të gjendet lavatriçja plot me euro. Nuk shkon më shumë se 100 mijë. Do gjenden të tjera në vorbën e fasuleve, të tjera në qyp. Pse nuk lëshohen urdhra arr.esti? Asnjë! Ka një drejtor të Aviacionit Civil?!”-theksoi Berisha në studion e ABC News.

Berisha përmendi edhe zyrtarët që duhet të jenë në bu.rg për mos marrjen e masave të sigurisë në aeroportin e Rinasit.

“Ndodhi vjedhja e parë më 30 qershor 2016 për hir të së vërtetës Prokuroria e Kri,meve të Rënda lëshoi 5-6 urdhra arre.sti. Ndërsa tani njeriu tjetër që duhet të arre.stohet është Sandër Lleshi, ish-kryetar i Bordit, njeriu tjetër që duhet të arre.stohet është Belinda Balluku, njeriu tjetër që duhet të arre.stohet është Engjëll Agaçe, është drejtori i Aviacionit Civil. Ndodhi vjedhja e parë. Shteti çfarë bën? Edhe enti ndërkombëtar i aviacionit parashtroi 40 kërkesa për t’u plotësuar. Ka një komision të lartë sigurie, i cili ka dorëzuar Sandër Lleshit, Belinda Ballukut dhe sekretarit të Përgjithshëm të mafles shqiptare, Don Agaçios të gjitha masat që duhet të merreshin në aeroport që kjo të mos ndodhte më”, theksoi ai.