Brenda kompleksit më të shtrenjtë të apartamenteve në Dubai

    0
    269

    Kompleksi i apartamenteve më të shtrenjta në Dubai janë në ndërtim e sipër ,dhe janë duke u ndërtuar në arkipelagun Palm Jumeirah.
    Një ndërtesë do të ketë 94 apartamente, dhe shumica prej tyre do të ketë tri deri në pesë dhoma gjumi, ndërsa apartamentet në katin më të lartë do të jenë më të shtrenjtat në Dubai, ku secila prej tyre do të kushtojë 39 milionë funte, transmeton Telegrafi.

    Blerësve potencial u është prezantuar një apartament me katër dhoma gjumi, ku dhoma e ndejës ka një pamje mbresëlënëse kurse dhoma kryesore e gjumit, do të ketë muret e mbuluara me tapeta të punuara me dorë (prej mëndafshi).

    Sa i përket mobileve, atë duhet ta përcaktojnë blerësit sesi dëshirojnë ta mobilojnë, kurse secila prej tyre do të ketë tarraca dhe pishina luksoze.

    Raportohet se 70 për qind e apartamenteve janë shitur, edhe pse punimet e ndërtimit të këtij kompleksi ende nuk kanë përfunduar.