/Briken Calja ngre në qieII Shqipërinë, dy medaIje në Europian

Briken Calja ngre në qieII Shqipërinë, dy medaIje në Europian

Briken Calja nuk zhgënjen kurrë, nuk zhgënjen as këtë herë duke mbyllur europianin e peshëngritjes

me dy medalje, bronz në dygarësh dhe argjend në shtytje.

Me 336 kg në total peshëngritësi kuqezi u rëndit në vendin e tretë në Europian.

Nuk shkoi gjithçka sipas parashikimeve të paktën në stilin e shkëputjes ku me 152 kg u rendit në vendin e katërt dhe 10 gramë më shumë se rivali në peshë trupore e nxori nga podiumi.

Në shtytje, Calja dështoi në provën e parë me 183 kg ndërsa në provën e dyrë arriti të mbajë lart 184 kg, peshë që i dhuroi në fund medalje argjendi në këtë stil.

Calja dorëzon fronin e kampionit të Europës po dy medalje në Rusi janë një sukses i madh për shtangën kuqezi.