Burri fitoi mbi 5 mln euro në lotari, jeta që bën pas tre vitesh është e pabesueshme (Foto)

0
302

Zemra sa nuk i pushoi kur televizioni publikoi numrat fitues të lotarisë dhe jeta e tij ndryshoi njëherë e mirë në pak sekonda. Ai është Pete Kyle, i cili fitoi në lotari plot 5 milionë euro.

Kjo shumë parash për shumëkënd do të ishte një sigurim i jetës, madje edhe i fëmijëve, por Pete nuk mendon kështu.

Sot pas 3 vitesh ai punon si pastrues në një hotel dhe nuk ka asnjë qindarkë. Nuk është hera e parë që lotaria përfundon në një histori dra.matike nga keqmenaxhimi i parave, megjithatë historia e Pete nuk ka kaluar pa u vënë re nga e përditshmja britanike “Mirror”.

Sipas asaj që raporton “Mirror”, Pete nisi që t’i shpenzojë para në masë, duke blerë makina luksoze, anije. Madje ai bënte pushime ëndrrash së bashku me familjen. Shpenzonte rreth 5 mijë euro në ditë. Vetëm pas 3 vjetësh ëndrra e tij mbaroi.