Burri humbi unazën e martesës, pas disa muajsh gruaja zbulon diçka (Video)

0
246

Paul Higson ishte shumë i pikëIIuar pasi kishte humbur unazën e martesës. Ai nuk e kishte hequr atë nga gishti për 25 vjet, por tani nuk kishte ide se ku e kishte humbur. Mund të ishte çdo kund në hapësirën e madhe të vendit të tij të punës.

Higson nga ishulli Orkney i Skotlandës, e kishte të vështirë t’i tregonte gruas së tij se e kishte humbur unazën. Megjithatë, ai duhej t’i tregonte, dhe sado që ishin të mërzitur, çifti vazhdoi përditshmërinë e tyre, përcjell Gazeta Metro.

Një ditë ata ishin në plazh. Kur papritur gruaja vërejti diçka që po shëndritste nën gurë. Kur gruaja e shikoi nga afër pa se ishte unaza e martesës së burrit të saj.

E mrekullueshme! Gjasat që ajo ta gjente unazën ishin aq të vogla, por ja që ndodhi.