Burri hyn ne lokal dhe ben gjemen pasi shikon gruan me shefin e saj (Video)

    0
    240

    Alejandro donte të shihte se sa besnike ishte Julieta, e dashura e tij. Ai kishte kërkuar ndihmën e YouTube për të testuar besnikërinë e partnerës së tij.

    Videoja tregon momentin kur vajza dhe “shefi i saj” i ri, takohen në një lokal për një intervistë pune. Por ajo nuk është në dijeni se në fakt shefi i saj i ri është thjesht një aktor që po teston besnikërinë e saj.

    Ai fillon me disa pyetje të lehta përpara se të lëvizë për të vënë në pikëpyetje statusin e marrëdhënies së tyre. Ajo i zbulon “shefit” se është nuk është në një lidhje.

    Ndërkohë i dashuri i saj shikon gjithçka i tmerruar në kamera. Më pas shefi e pyet vajzën nëse ajo do të dëshironte të shkonte diku, në një vend më privat.

    Ajo pranon dhe ata shkojnë në një vend më intim që ndodhej në pjesën e prapme të kafenesë. Gjërat dalin nga kontrolli kur Julieta heq bluzën dhe ata puthen.

    Alejandro shpërthen i zemëruar. Ai shkon aty ku ishte e dashura e tij dhe “shefi” i saj dhe i thotë të dashurës së tij: “Çfarë po ndodh?”

    Dhe gjërat fillojnë të nxehen keq, teksa “shefi” mbrohet. Qartë e zënë ngushtë, vajza nis të qëllojë me shuplakë të dashurin e saj të vërtetë. Kurse ai e ofendon.