/BURRI KISHTE FSHEHUR PARATË NË FURRËN E SOBËS, GRUAJA POQI KEKUN BASHKË ME 40 MIJË EUROT

BURRI KISHTE FSHEHUR PARATË NË FURRËN E SOBËS, GRUAJA POQI KEKUN BASHKË ME 40 MIJË EUROT

Strudeli që kushtoi 40 mijë Euro. Alberto Vazzoler, ish dentisti 52-vjeçar nga San Donà di Piave në Tetorin e vitit 2016 fshehu paratë tek soba duke mos i deklaruar tek autoritetet tatimore.

Por e fejuara e tij i bëri gjëmën, pasi në furrën ku gjendeshin Eurot ajo poqi një strudel.

Silvia Moro, e fejuara e dentistit është përgjuar nga autoritetet, dhe në një sms të dërguar motrës së saj, ajo shkruante:

“Kam bërë një gafë, kam pjekur strudelin në furrën ku ishin 40 mijë Euro të cilat u dogjën”.

Kjo provë është bërë e ditur dijen e djeshme kur Vazzoler ka dalë para gjykatës, pasi është në hetim për mosdeklarim të ardhurash.

Por kjo nuk është hera e parë që 52-vjeçari është në hetim. Në vitin 2011 ai u padit për evazion fiskal, një akuzë nga e cila u lirua në tetor 2017. Ai u arrestua përsëri në maj të 2018 për të njëjtën akuzë.

Sipas mediave italiane të cilat u referohen hetimeve, ai nuk ishte pothuajse asnjë nga pasuritë që posedonte në emrin e tij, për tu shmangur detyrimeve ndaj shtetit.

Autoritetet kanë sekuestrua shtëpia të cilat ishin shumë luksoze si dhe makina