Burri më i uIët në botë, vjedh Iulet nga v arret e dy motrave që u ndanë nga jeta në moshën 12 dhe 18-vjeçare

0
256

Një hajdut i ulët që vidhte çdo jave lule nga varret e dy motrave, që humbën jetën kur ishin ende të reja, është kapur mat nga familjarët e vajzave

Familjarët e vajzave filluan të kishin dyshime në momentin që objektet e vendosura në vendin ku vajzat preheshin filluan të zhdukeshin.

Kështu, ata vendosën kamera të fshehura tek varrezat.

Miqtë dhe të afërmit e Steve dhe Patricia Russell, të cilët janë varrosur së bashku me dy vajzat e tyre të reja – vunë re se lulet po zhdukeshin në Varrezat Lindore në Hull.

Ata instaluan një kamerë të fshehtë në një pemë aty pranë për të kapur kryesin e veprës dhe thonë se hajduti ka vjedhur nga varri çdo javë për shtatë muaj.

Policia është informuar për veprimet e hajdutit, ndonëse motivet dhe identiteti i tij mbeten një mister.

Një nga vajzat, Kerry, vdiq në moshën 12 vjeçare pas një krize në shkollë 31 vjet më parë për shkak të një problemi në zemër. Kirsty pësoi të njëjtin fat si motra e saj dhe ndërroi jetë në 1996 në moshën 18 vjeçare.

Prindërit e vajzave u ndanë nga jeta katër vite më parë. Patricia pas një sulmi në zemër dhe bashkëshorti i saj u nda nga jeta një vit më vonë.