“Burri yt ka dy të dashura”, këngëtarja shqiptare “shokohet” live në emision

    0
    276

    Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili është larguar nga skena që prej lindjes së djalit dhe është rikthyer vetëm dy ditë më parë për publikun, duke sjellë një këngë të re.
    Për promovimin e kësaj kënge ajo ishte ditën e djeshme e ftuar në “n’Kosovë show”, ku foli për projektet e reja.

    Por ndër të tjera ajo u pyet nga prezantuesi i këtij emisioni nëse bashkëshorti e ka shtyrë ose jo të vazhdojë karrierën.

    Adelina u përgjigj se është e privilegjuar në këtë pjesë:

    Jam me fat që kam Valin, është motivim. Ai e do karrierën time më shumë se unë. Këtë ta garantoj. Kur flet për atë punë, flet me pasion, me dashuri. Kurse unë kohët e fundit jam Kuku djali, kuku djali.”
    Pas kësaj prezantuesi Shpëtim Desku i tha se bashkëshorti i saj paska dy të dashura, ç’ka bëri që Adelina të shtangej për një moment.

    Ajo e pyeti:

    Qysh? Ku i ka bre?”
    Ndërsa prezantuesi iu përgjigj me humor:

    Vali ka dy të dashura, edhe Adelinën, edhe karrierën tënde. I dashuron dy në një.”