Bushαti tregon se çfarë do ta ‘fundοsë’ Ilir Metën: Do ta çοjmë në …
Kryetari i Partisë Socialiste Tiranë, Ervin Bushati, shprehet se çështjen për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, do ta çojnë deri në Gjykatën Kushtetuese.
“Sot në kemi paraqitur para Komisionit të ligjeve kërkesën e 29 deputetëve për shkarkimin e Metës.
Kemi paraqitur kërkesën tonë për shkeljen e Kushtetutës nga ana e tij më shumë se 1 herë, të cilat janë paraqitur para Komisionit.
Meta në mënyrë të vazhdueshme ka mbajtur një qëndrim jokushtetues dhe jo ligjor duke acaruar situatën,
duke bërë thirrje për mosbindje civile për kryengritje gati me terma shumë të rënda që kanë acaruar situatën duke shkaktuar edhe konflikte sociale që mund të kenë degjeneruar edhe në vepra penale të rënda.
Çështjen e Metës do ta çojmë deri në Gjykatën Kushtetuese ku do të kërkojmë shkarkimin e tij.
Të gjitha janë brenda afateve ligjore”, tha Bushati për Ora News.