Kryetarja e partisë “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli në një intervistë për ‘Klan’ ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha se nuk flet me emra për oligarkët pasi ky i fundit e selekton opozitarizmin e tij me koncesionet.
Topalli shton se gjatë pandemisë Basha u bë pronar i dy vilave të reja.
“Opozita duhet të fliste me emra, po ike nga emrat dhe bën seleksionim tek oligarkët jë i pabesueshëm dhe njerëzit kanë të drejtë të pyesin si i shton ti dy vila në kohë pandemie’, thotë Topalli.
Ajo foli edhe për situatën ekonomike në Shqipëri, ku sipas saj, 40% e popullsisë jeton në varfëri ekstreme.
Ish-kryeparlamentarja shprehet se buxheti i vitit 2021 është një buxhet elektoral dhe se e çon borxhin në 90%.
Topalli shprehet se nuk është kundër koncesioneve, por dënon ashpër paligjshmërinë, që sipas saj Kryeministri Rama e ka ngritur në sistem në dy mandate qeverisëse.
Teksa bën fajtore të majtën ndër vite për mosmenaxhim të situatës së pandemisë, ka kritikuar edhe qeverisjen e djathtë, për të cilën thotë se nuk investoi sa duhet në shëndetësi dhe arsim.
“Ne jemi këtu se nuk është menaxhuar gjatë viteve në mënyre korrekte e ligjore, këto janë fatura që në moment të caktuar ti kupton sesa pak i përgjegjshëm ke qenë në trajtimin e këtyre fushave.”