“Ç.mendet” Basha, futet kundravajtje me makinën e tij duke rrezlkuar jetën e shoferëve që vinin drejt tij

    0
    290

    Lulzim Basha ka postuar një video, ndërsa udhëton me disa makina të tjera, militant të PD-së, në “Rrugën e Kombit”.

    Në videon e postuar nga vetë Basha, shihet se si ai futet kundravajtje me makinën e vet, duke u bërë rrezlk aksi-denti.

    Makina e tij dhe e simpatizantëve kanë shkelur mbi vijat e bardha të pandërprera dhe kanë ecur dyshe, ndërkohë që rruga ishte vetëm me një korsi.

    Në nenin 40 të Kodit Rrugor përcaktohet qartë se “vijat e vazhdueshme, me përjashtim të atyre që kufizojnë korsinë e emergjencës, tregojnë kufirin e pakapërcyeshëm të një korsie lëvizjeje ose të karrexhatës”.

    Ndërsa në pikën 8 të këtij neni thuhet se “vijat gjatësore të vazhduara nuk duhet të kapërcehen. Është e ndaluar të kapërcehen vijat gjatësore të vazhduara, përveçse nga ana e vijës gjatësore të ndërprerë, kur kjo e fundit ndodhet ngjitur me të vazhduarën”.

    https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/798755977169477/?t=0