C.menduri në Tiranë, moderatorja e njohur merr më shumë vota se Sali Berisha
Moderatorja e njohur e “Wake Up”, Oriela Nebijaj ka surprizuar me rezultatin e arritur në njësinë numër 10 në kryeqytet.
Nebijaj, e cila kandidon e 18-ta në listën e PD-së për Tiranën, ka arritur që të lërë pas edhe figura historike, si ish-kryeministri Sali Berisha. Ajo ka marrë 469 vota, ndërsa Berisha vetëm 238 vota.
Në këtë njësi, për herë të parë në vend, u implementua votimi elektronik dhe përgjigja e votave rrjedhimisht u publikua më parë krahasuar me KZAZ e tjera të Tiranës.
Disa nga kandidatët që kanë marrë më shumë vota se të tjerët tek PD dhe PS në njësinë 10 në Tiranë:(Lexo me shume)
PD-AN
Lulzim Basha 492
Jorida Tabaku 286
Sali Berisha 238
Agron Shehaj 525
Oriela Nebiaj 469
Dashamir Shehi 355
Në total 4464
PS
Luljeta Bozo 195
Najada Çomo 67
Ogerta Manastirliu 281
Arben Ahmetaj 128
Etilda Gjonaj 103
Belinda Balluku 243
Etjen Xhafaj 272
Pandeli Majko 132
Mimi Kodheli 187
Fatmir Xhafaj 2795
Në total 5884
Kujtojmë se pak ditë para, ajo mori vendimin drastik për largimin nga televizioni pas zgjedhjeve.
“Do ta lë televizionin, sepse unë do bëhem deputete. Edhe nëse nuk do bëhem deputete, do të largohem, sepse unë do të jem në politikë”, u shpreh Ori e bindur për vendimin e saj.
Kujtojmë se Ori Nebijaj për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike si zëdhënëse dhe ka kandiduar për drejtimin e FRPD-së përballë Belind Këlliçit.
Mirëpo pas disa vitesh, Ori vendosi të hiqte dorë nga angazhimi politik për t’u fokusuar tek puna e saj në televizion.
Ori i është bashkuar televizonit “Top Channel” prej kohësh, ku i janë besuar formate të rëndësishme si “Wake Up”, të cilin e prezanton me Isli Islamin, apo “Pushime On Top” që e ka drejtuar së bashku me