Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Premte 29 Mars 2024

Dashi

Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe në atë sentimentale. Gjatë kësaj të premteje, mund të nxirrni konkluzionet e duhura, sa i takon zgjedhjeve që keni bërë në të kaluarën.

Demi

Duhet të jeni të gatshëm për të ndryshuar disa parametra nga rutina juaj e përditshme, me qëllim arritjen e një objektivi të ri. Kjo është një periudhë që favorizon transformimet e mëdha dhe që do ju lejojë që të gjeni forcën dhe gjallërinë që ju duhet.

Binjakët

Do të keni mundësi që të merrni të reja të mëdha në sferën profesionale dhe kjo gjë do ju lejojë që të vlerësoni më mirë projektet tuaja dhe aktivitetet e reja për këtë verë. Në dashuri do të jeni tejet romantikë dhe të sigurtë në ndjenjat tuaja.

Gaforrja

Jeni mjaft të mërzitur, ndoshta për shkak të mungesës së stimujve, ku së fundmi e shihni veten mjaft dembel dhe të përhumbur në mendime. Megjithatë kjo e premte, premton të rena interesante sa i takon takimeve dhe jetës sentimentale.

Luani

Kjo periudhë nuk ju lejon që të guxoni tepër dhe gjithçka për shkak të një sërë çështjesh të pazgjidhura, të cilat duhet ti trajtoni me kujdesin maksimal. Në raport me partnerin duhet të jeni më të kuptueshëm dhe arsyeshëm, pasi në të kundërt rrezikoni shumë.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite duhet të jeni më të hapur ndaj partnerit/es tuaj, sidomos nëse gjatë javëve të fundit keni tentuar që të zgjidhni disa situata të tensionuara të mbetura pezull. Favorizohen çështjet që kanë të bëjnë me paratë.

Peshorja

Parashikohet një ditë e qetë dhe relaksuese, e cila do ju lejojë që të jetoni më qetësisht të gjitha raportet tuaja ndërpersonale. Tregohuni të besueshëm ndaj bashkëpunëtorëve tuaj, pasi realizimi i një projekti të ri ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve.

Akrepi

Kjo e premte do të jetë mjaft e favorshme për të nisur një fazë të mbushur me aventura dhe rreziqe, të cilat do të kapërcehen për të arritur një qëllim. Jini më shumë kurajozë dhe mos u druani të përballeni me frikërat tuaja.

Shigjetari

Kjo ditë do të jetë mjaft frenetike nga pikëpamja profesionale, ku do të ndiheni gati për tu përballur me negociata të mëdha. Edhe në dashuri po jetoni një periudhë shumë interesante, e cila do të favorizojë zgjedhjet e duhura.

Bricjapi

Kjo do të jetë një e premte shumë produktive e cila do ju lejojë që të nxirrni në pah kapacitetin tuaj drejtues. Do të jeni shumë impulsiv dhe kjo gjë do ju lejojë që të zhbllokoni disa situata, sidomos në dashuri. Megjithatë duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm me fjalët që do të thoni.

Ujori

Mundohuni që të mos lodheni shumë, pasi së fundmi do të ndiheni të sforcuar, vetëm e vetëm për të arritur objektivat tuaja në vendin e punës. Duhet të keni më shumë besim në kapacitetin tuaj, pasi intuita juaj nuk do ju zhgënjejë. Kjo e premte favorizon takimet e reja.

Peshqit

Do të jeni të gatshëm që të kaloni më shumë kohë me familjen dhe partnerin/en. Gjatë kohëve të fundit keni qenë të dekurajuar në punë dhe në raportet ndërpersonale. Disa çështje burokratike, duhen përballuar me kujdesin maksimal.

Qγtetari akυzon Ilir Metën se ka vjedhur floririn në Krrabë, ja si i ρërgjigjet ish-ρresidenti (Foto)

E ndërsa emri i ish-presidentit Ilir Meta mbetet ndër emrat më të lakuar se fundmi në dyert e SPAK për shkak të akuzave te shumta për përfshirjen në afera të rënda korrupsioni siç janë : fshehja e të ardhurave, korrupsion pasiv dhe aktiv, pastrim parash, shpërdorim detyre, fshehje pasurie, mospagim taksash etj, duket se presidenti nga krahu tjetër është shumë i qetë.

Këtë e vërteton edhe aktiviteti i lartë i tij nëpër rrjete sociale i këtyre ditëve të fundit me foto dhe video në stërvitje apo duke hipur në shtylla tensioni të larta duke treguar se është në “Top” forme. Sot Meta ka publikuar një foto në Facebook me qenushin e tij “Mogi” ku duken të dy të lumtur dhe aspak të shqetësuar për situatën në te cilën ndodhet.

Madje ai nuk ka nguruar tu kthejë edhe përgjigje “pikante” qytetarëve.

Teksa një qytetar i ka komentuar tek fotoja në fjalë se : “ Ai nuk të njeh se kush je është një qenie e pafajshme ta di që ke vjedh thesarin e shtetit dhe ai shok që të ka ngel s’do të afroheshe,” nga krahu tjetër presidenti i është përgjigjur me fjalët : “Sa rëndë qenke shoku patronazhist. Të shkuara dhe kurajo”. A është kjo vallë njëformë, një mënyrë për të treguar se ai nuk ka asgjë për tu shqetësuar apo po shijon deri në limite ditët e fundit si qytetar i lirë?Kjo mbetet për tu parë pas vendimit te Gjykatës.

Kush është Deborah Keçi, drejtorja bukυroshe nën akυzë nga SPAK! Aventura dhe ρυshime lluksi nga Maldivet në Nju Jork, Paris…

SPAK ka lëshuar sot 9 urdhër ndalimi për 9 zyrtarë dhe ish zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, ndër ta edhe 4 drejtorë dhe ish-drejtorë të rëndësishëm si Mariglen Qato, Taulant Tusha dhe Redi Molla.

Ndërsa për Deborah Keçin, e cila mban postin e drejtores së Klubit Sportiv Tirana, SPAK ka dhënë masën detyrim paraqitje si dhe kërkon pezullimin e saj nga posti që mban.

SPAK e akuzon Deborah Keçi për favorizimin e kompanive “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, të cilat kanë “de fakto” pronarë dy nga ish-drejtorët Qato dhe Molla.

“Së pesti, nga hetimet e kryera është provuar edhe fakti se shtetasja D.K. (Deborah Keçi) në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt. Shtetasja D.K. ka pasur komunikime direkte me shtetasin N.M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i dhënë titullari i autoritetit kontraktor shtetasit N.M user-at e anëtarëve të KVO-së”, njofton SPAK.

Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, ajo që të bie menjëherë në sy është profili i Deborah Keçit i mbushur me fotografi që të kujtojnë fëmijët e familjeve miltimiliardere evropiane.

Ajo shihet teksa bën një jetë luksoze, të mbushur me udhëtime nga më ekzotiket si dhe duke praktikuar herë pas here pasionin e saj për sportin e notit dhe skive.

Ajo gjithashtu ka qenë shpesh e ftuar në emisione të ndryshme në ekranet e televizioneve shqiptare.

“Caktimin ndaj personit nën hetim D.K (Deborah Keçi). të masave të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, duke e pezulluar nga funksioni publik “Drejtor” në “Klubin Sportiv Tirana”, pranë Bashkisë Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021”, thuhet në njoftimin e SPAK për masën ndaj Keçit.

Autori i afrohet nga mbrαρa dhe e godet në qafë, dalin pamjet e sυΙmit ndaj policit në Shkodër (Video)

Sulmi ndaj një oficeri Policie që u njoftua si një konflikt banal me fqinjin, në fakt ishte një sulm i mirëfilltë kriminal që kishte si qëllim vrasjen e tij.

Admir Okaj, aktualisht shef i rendit të Gramshit, rezulton të jetë goditur 3 herë me thikë pas shpinë, dy herë në qafë dhe një herë në shpatull.

Ngjarja ndodhi të hënën në zonën e “Zdrales” në Shkodër dhe Policia tha se pas disa orësh autori, Ormir Gucia u arrit të arrestohej.

Janë siguruar pamjet e një kamera sigurie që ka fiksuar momentin e sulmit.

Siç shihet nga këto pamje, oficeri Admir Okaj është duke biseduar me dy vajza, që pas saktësimit rezultoi të jenë mbesat e tij dhe në një moment, një person i maskuar me kapele dhe me syze vjen me vrap drejt tij dhe e godet disa herë me një objekt të fortë nga mbrapa.

Okaj vetëmbrohet dhe nxjerr nga brezi një pistoletë që fillimisht ia drejton autorit, me qëllim për ta neutralizuar, më pas e godet në kokë me tytën e armës.

Admir Okaj pasi merr mjekim në spital, jep edhe dëshminë e tij. Kjo ngjarje është referuar në Prokurori si vrasje e mbetur në tentativë.

Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, ngjarja dyshohet të ketë lidhje me detyrën e oficerit Admir Okaj, i cili më parë ka qenë pjesë e FNSH-së së Shkodrës, ku ka shërbyer për 23 vjet.

Departamenti i Policisë Kriminale ka një dosje lidhur me kërcënimet që ai ka marrë gjatë detyrës së tij nga grupi Bajri. Madje edhe ngjarja e së hënës shihet si një hakmarrje për shumë arrestime e shoqërime që ai ka kryer.

Në vitin 2000 ka arrestuar për armëmbajtje pa leje edhe biznesmenin Pëllumb Gjoka, i arrestuar gjatë operacionit Metamorfoza, bashkë me anëtarë të grupit Bajri.

E rëndë në Itali/ Shqiptari hυmb jetën në vendin e ρυnës, e zënë poshtë materialet e ndërtimit!

Një shqiptar i Kosovës ka humbur jetën tragjikisht në Itali në vendin e punës.

Mësohet se 52-vjeçari humbi jetën pasi u shtyp nga një ngarkesë, ndërsa po punonte në kantierin e shtëpisë së të moshuarve.

Mediat italiane raportojnë se Nazmi Morina po përdorte një vinç të vogël, duke lëvizur materialin, kur ngarkesa u lirua papritmas dhe e zuri poshtë.

Fatkeqësisht ndihma e parë nuk mundi të bënte asgjë pasi ai humbi jetën menjëherë.

Prokuroria ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia, pa asnjë të dyshuar, vinçi dhe materialet e zhvendosura janë tashmë nën sekuestrim.

Nazmi Morina kishte gati 20 vjet që jetonte në zonën e Breshias ku kishte ndërtuar një të ardhme dhe një familje. Ai jetonte në Rudiano me gruan dhe 4 fëmijët e tij të vegjël.

“Do të Ιidhemi bashkë?”- Jul Deda i “ρropozon” Egla Cenos! Aktorja ρranon, por ka një kυsht

Jul Deda i ka “propozuar” për t’u lidhur bashkë aktores Egla Ceno, duke “thumbuar” Romeo Veshaj për rikthimin e tij me Heidi Baçin.

Aktorja u përgjigj që “Po”, por i vendosi një kusht aktorit duke u shprehur se donte një unazë.

Ndërsa aktori Romeo Vesha iu drejtuar ironive të dy banorëve duke u thënë “lidhuni ju që ta përdor unë”.

Pjesë nga biseda:

Juli: Egla do të lidhemi bashkë

Advertisements

Egla: Po zemra, ke unazë?

Egla: Lidhuni ju që ta përdor unë

Juli: Ke unazë?

S’kam, e kam në shtëpi. të lidhemi, jo të martohemi

Egla: E dua unazën e romancës

Juli: E do me spango

Egla: Po

“Καm bërë s.. . ks për h erë të ραrë në m.όshën 35-υjeçare”- Aktorja e famshme rrëfen hύmbjen e v* rgj ërisë: S’keni nevojë të nxitoheni

Aktorja e famshme, Rebel Wilson ka folur për humbjen e virgjërisë teksa ka treguar se ka kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë në moshën 35-vjeçare.

Rebel Wilson rrëfeu se kur ia përmendin këtë temë i vinte turp, teksa shtoi se ka gënjyer një miken e saj duke i thënë që e kishte humbur virgjërinë në moshën 23-vjeçare.

“Thjesht për të shmangur pyetjet”, u shpreh ajo.

Wilson foli më pas se si duhet të normalizohet të qenit aktiv seksualisht më vonë në jetë, në mënyrë që të rinjtë të mos “ndjejnë presion”. “Njerëzit mund të presin derisa të jenë gati ose të presin derisa të bëhen pak më të pjekur,” tha ajo. “Normalisht unë largohesha nga dhoma kur po hapej kjo bisedë. Njerëzit thoshin ‘Në moshën 23 vjeç, është kaq vonë’.”

Por aktorja australiane theksoi se për të kryer marrëdhënie seksuale njerëzit duhet të presin derisa të jenë gati dhe më të pjekur.

“Njerëzit mund të presin derisa të jenë gati ose të presin derisa të jenë pak më të pjekur,” tha ajo. “Dhe unë mendoj se ky mund të jetë një mesazh pozitiv. Padyshim që nuk duhet të prisni derisa të jeni në të 30-at si unë, por nuk duhet të ndjeni presion.”

wilson, e cila mirëpriti fëmijën e saj të parë, Royce Lillian, në vitin 2022 përmes një gruaje surrogate me stilisten e njohur Ramona Agruma, shpjegoi se “ndoshta do të kishte eksploruar më shumë seksualitetin e saj nëse do të kishte lindur 20 vjet më vonë”.

“Unë thjesht e dija se më tërhiqnin burrat dhe kjo ishte gjëja normale. Dhe pastaj vetëm vite më vonë, nisja të kisha ndjenja për grarë” tha Ëilson.

“Të dua shumë!”/ Pas sherrit me njëri-tjetrin, Egla ρυthet me Meritonin në BBV: O υdiqa, u kënaqa… Ja reagimi i Ilnisës

Aktorja Egla Ceno, ka shkëmbyer një puthje në faqe me moderatorin Meriton Mjekiqi në shtëpinë e “BBVIP”, në sy të të dashurës së këtij të fundit, Ilnisa Agolli, edhe pse mes tyre këto ditë ka pasur përplasje dhe debate të ashpra.

Ka qenë Meritoni i cili ka ngacmuar Eglën, duke i thënë “a më don mua? Pse s’më puth?”.

Egla i është përgjigjur me ironi se do shumë, ndërsa i është afruar dhe e ka puthur në faqe.

Veprimi i dyshes nuk i ka pëlqyer aspak Ilnisës, e cila teksa lante enët, i ka parë shtrembër.

Egla: Po more hajde (Egla puth Meritonin në faqe)

Meritoni: O vdiqa, u kënaqa… Unë nuk e putha, Egla më puthi.

Kujtojmë se Egla dhe Meritoni janë përplasur ashpër me njëri-tjtrin pak ditë më parë, pasi ky i fundit iu drejtua me fjalën “teta”.

Aktorja iu është kundërpërgjigjur duke e trajtuar si fëmijë dhe duke e “përkëdhelur në fytyrë”, gjest që nuk është mirëpritur nga Meriton Mjekiqi i cili i ka kërkuar disa herë që të mos e prekë me dorë në fytyrë.

“Je bebush se ne kështu i drejtohemi fëmijëve. O zemra e tetës ti, je fëmijë dhe unë po të bëj një xhest koenfidencial”, u shpreh aktorja, duke iu drejtuar: “Thuaji mamit të të japë i çikë c*cë”, referuar gazetares Ilnisa Agolli.

https://www.instagram.com/reel/C5CSXl3sX6o/?igsh=MWlsajR6bnJvdjBqeg==

Efi Dhedhes ka dγ fjalë për Ήeidi Bacin brenda BBV!

Efi Dhedhes ka qenë një prej banoreve më të komentuara të Big Brother Vip 2, e cila këtë sezon ka komentuar jo pak herë banorët e BBV 3.

Duket se ajo ka krijuar edhe preferencat e saj, ashtu si shumica e audiencës.

Së fundmi, Efi ka zhvilluar me ndjekësit e saj një bisedë virtuale, ku një prej tyre i ka shkruar lidhur me Heidin në BBV.

“Mendoj që surpriza e këtij BB ishte Heidi për ne si publik që e ndjekim. E duam”, ka qenë mesazhi për Heidin të cilit Efi i është përgjigjur me “edhe unë” krahas një zemre të bardhë.

Kujtojmë se nga ana tjetër, një personazh që Efi nuk e pëlqen aspak dhe e ka shprehur shpesh në intervistat e saj, është Egla Ceno.

“E dύα të dαshύrën time, por ρërfundoj dυke b. ërë s* ks me të tjera”, 27-vjeçari rrëfen si t rαdhton ραrtneren: Përfundoυa në sht.rat me koΙegen! S’e kontrolloj dot υeten

Një 27-vjeçar ka rrëfyer se si ka tradhtuar të dashurën e tij pavarësisht se e do dhe frikësohet se do ta humbasë nëse ajo e zbulon.

Rrëfimi për The Deidre

Unë e dua të dashurën time, por sa herë që ajo punon gjatë natës përfundoj duke bërë seks në shtratin e ndonjë vajze tjetër. Nuk mund ta mbaj veten, jam 27-vjeç dhe e dashura ime është 25.

Ajo punon si ndihmëse e kujdesit shëndetësor në spital dhe emi një jetë të mirë seksuale. I vetmi moment kur nuk kryejmë marrëdhënie është kur ajo punon.

Hera e parë që e tradhtova ishte me një kolege 26-vjeçare. Mendova se ajo nuk do të mi hidhte sytë kurrë, por kur dolëm një natë për të parë një ndeshje, përfundova tek banesa e saj.

Ajo e bëri të qartë se ishte e gatshme për çdo gjë kur më puthi. Kemi bërë seks të dehur. Ishte e sikletshme ta takoja sërish në punë, por të dy bëmë sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Një javë më vonë isha vetëm në festën e ditëlindjes së një shoku dhe pata një flirt me kushëririn e mikut tim.

Mund të them që ajo më pëlqente dhe së shpejti gjetëm një dollap bosh lavanderie në hotelin ku u mbajt festa dhe bëmë seks.

Më pas shkova në shtëpi dhe të nesërmen u zgjova me të dashurën time pranë meje. Nuk kam ndjerë kurrë një faj të tillë.

Një herë tjetër, u deha dhe bëra seks me një vajzë që punon në një lokal. Askush nuk krahasohet me të dashurën time dhe e di që do ta humbas nëse nuk kontrolloj veten. Nuk e di çfarë ka që nuk shkon me mua.