Shokυese! Βυrri υret dy kυshurinjtë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një fermer, Giuseppe Battiato është arrestuar nga karabinierët e Acireales si pjesë e hetimit nga Prokuroria Publike e Katanias për vrasjen e dyfishtë të zbuluar të mërkurën në lagjen Pennisi.

Ai ka pranuar përgjegjësitë e tij duke argumentuar se e bëri vrasjen në shenjë zemërimi të vjedhjes së përsëritur të limonave të tij.

Viktimat janë Virgilio Cunsolo Terrano, 29 vjeç, dhe Vito Cunsolo, 30 vjeç.

Policia u njoftua nga familjarët se ata nuk ishin kthyer në shtëpi.

Mjaftoi një kontroll në fermë që dy trupat e vrarë të gjenden pa vështirësi.

Κërcënon aΙeati i Putinit: Me nisjen e Luftës III Βotërore, vendi i parë që do bombαrdοjmë është…

Aleati i presidentit rus Vladimir Putin ka deklaruar se kryeqyteti i parë që do të sulmohet nga Moska në nisjen e Luftës së Tretë Botërore, do të jetë Londra.

Gjenerali rezervist Andrey Gurulyov, i cili është gjithashtu anëtar i komitetit të mbrojtjes të Parlamentit rus, tha se Moska nuk do të synojë “Varshavën, Parisin apo Berlinin” dhe në vend të tyre do të sulmojë Londrën.

Në televizionit shtetëror rus, 54-vjeçari tha se nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për të parandaluar që Perëndimi të bllokonte enklavën ruse të Kaliningradit, përveçse pushtimin rus të vendeve baltike të NATO-s.

Një veprim i tillë do të nxiste klauzolën pesë të NATO-s dhe do të niste Luftën e Tretë Botërore.

“Ne do të shkatërrojmë të gjithë grupin e satelitëve hapësinorë të armikut gjatë operacionit të parë ajror.
Askujt nuk do t’i interesojë nëse janë amerikanë apo britanikë, ne do t’i shohim të gjithë si NATO.

Së dyti, ne do të zbusim të gjithë sistemin e mbrojtjes kundër raketave, kudo dhe 100 për qind.

Së treti, sigurisht që nuk do të fillojmë nga Varshava, Parisi apo Berlini. E para që do të goditet do të jetë Londra.

Është e qartë kristal se kërcënimi për botën vjen nga anglo-saksonët”, tha Gurulyov.

Ashtu si kundërshtarët e tjerë të linjës së ashpër të Moskës, ai beson se Perëndimi, veçanërisht në Evropën kontinentale, nuk ka kapacitete për një luftë të vërtetë.

“Si pjesë e operacionit për shkatërrimin e vendeve të rëndësishme kritike, Evropa Perëndimore do të privohet nga furnizimi me energji elektrike dhe do të bllokohet. Të gjitha vendet e furnizimit me energji elektrike do të shkatërrohen.

Dhe në fazën e tretë, do të shohim se çfarë do t’i thonë SHBA-të Evropës Perëndimore për të vazhduar luftën e tyre në të ftohtë, pa ushqim dhe energji elektrike. Ky është plani i përafërt. Qëllimisht po i lë jashtë disa detaje sepse nuk do të diskutohen në TV”, tha ai.

Gjenerali hodhi poshtë planet e mbështetura nga ekspertë të tjerë rusë për një korridor përmes Lituanisë, për të furnizuar enklavën e Kaliningradit të Detit Baltik, e cila është e lidhur midis shteteve të NATO-s Polonia dhe Lituania.

I ashtuquajturi ‘Korridori Suvalkovsky’ është nga Bjellorusia në Lituani.

Ai e sheh një strategji të tillë si një kurth perëndimor, sepse ushtria e Putinit do të rrethohej nga dy anët nga trupat e NATO-s.

“Është dëshira e partnerëve tanë perëndimorë që ne të pastrojmë Korridorin Suvalkovsky nga Bjellorusia përmes Lituanisë për të furnizuar Kaliningradin.

Nëse shikoni hartën, do të ishte një gabim i madh nga ana jonë të bënim korridorin vetëm për të përfunduar me trupat e NATO-s djathtas dhe majtas”, tha ai.

“Debatουa me nënën tënde, shko në shtëpi shikoje”/ Flet 55-vjeçari që masakroi gruan: Mora thίkën dhe e υrava!

Tragjike ngjarja e raportuar në Greqi.

Një 55-vjeçar ka lënë të vdekur bashkëshorten e tij pas një debati që kishin me njëri-tjetrin.

Autori ka dëshmuar në polici se kishte disa muaj që ishte larguar nga shtëpia pasi kishin debate të shumta mes tij dhe bashkëshortes, por së fundmi ishte rikthyer për një përpjekje paqeje mes tyre.

Ai ka treguar se pasi është rikthyer në shtëpi gjithçka ka shkuar keq sërish ku gjendja kishte shkuar deri në atë pikë herën e fundit sa 55-vjeçari e ka vrarë me thikë të shoqen.

Pasi ka kryer krimin ai ka telefonuar të birin dhe i ka thënë të shkojë në shtëpi e të shohë pasi është zënë keq me nënën e tij. Pasi 24-vjeçari mbërriti në shtëpi, gjeti nënën e tij ta masakruar e të mbuluar me gjak.

“Unë dhe Katerina po ziheshim. Pak kohë më parë u largova nga shtëpia dhe mora me qira një apartament tjetër në zonë. Ditët e fundit jemi përpjekur të rregullohemi sërish.

U ktheva në shtëpi, por gjithçka shkoi keq. Kisha dalë më herët, u ktheva në shtëpi. Ne u grindëm sërish, mora thikën dhe e vrava.” , ishin fjalët e para të kuzhinierit 55-vjeçar.

Tronditëse! Βυrri masαkron për υdekje grυan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koukaki të Greqisë, ku një 53-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 46-vjeçare.

Pak pas orës 1:00 të mëngjesit, ai e ka goditur me thikë gruan, në banesën ku banonin në rrugën Matrozou dhe më pas është larguar, shkruajnë mediat greke.

46-vjeçarja është gjetur nga djali i saj 24-vjeçar i cili ka njoftuar policinë.

55-vjeçari pasi ka ka vrarë gruan e tij, ka telefonuar djalin e tij 24-vjeçar dhe i ka thënë: “Të vrava nënën!” . I riu ishte jashtë dhe po argëtohej kur babai i tij e telefonoi dhe i tha se kishte kryer krimin e tmerrshëm. Menjëherë, ai u kthye në shtëpi dhe u përball me tragjedinë e rëndë.

Ndërkohë, 53-vjeçari është larguar me makinën e tij në Palea Fokaia dhe ka tentuar pa sukses të bëjë vetëvrasje duke u rrëzuar nga ura.


Ai është gjetur nga autoritetet dhe aktualisht po trajtohet në spital.

Ç mendet moti, bie breshër me madhësinë e një topi tenisi, thγhen xhαmat(Video)

Breshëri i fortë ka rënë të enjten në bashkitë e njësisë rajonale Serres , Greqi, duke shkaktuar dëme në të mbjella dhe dëme në banesa.

Sipas mediave vendase, breshëri ra pasdite në Sfelinos dhe në zonat e komunave Nea Zichni dhe Amfipolis.

Proti, Alistrati, Lefkothea dhe Stacioni Aggista janë disa nga fshatrat e prekur nga breshëri, ndërsa janë thyer edhe disa xhama.

SHIKO VIDEON KËTU

PubΙikohen ρamjet kur hαjdutët υjedhίn BMW-në prej 100,000 paυndësh të Tom Cruise! shikoηi çfarë bënë ata pasi morën…

Ditën e djeshme u raportua se BMW-ja prej 100,000 paundësh e Tom Cruise ishte vjedhur së bashku me sendet me një vlerë marramendëse brenda saj. “The Sun” ka siguruar disa orë më vonë pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur makina luksoze e vjedhur parkohet pas një dyqani.

Një shofere femër gjithashtu shihet me një çantë të gjelbër në dorë që mendohet se ka disa nga sendet e aktorit. Makina luksoze u vodh jashtë një hoteli në Birmingham në orët e para të së martës nga hajdutët që përdorën një skaner për të klonuar sinjalin që hap dhe ndez makinën.

Pamjet në video tregojnë se makina parkohet më pak se tre milje larg vendit ku u vodh në Smethëick në orën 09:13 të mëngjesit.

Pamjet tregojnë makinën e zezë duke u futur në parkun e makinave dhe duke u parkuar pak më larg se makinat e tjera që ndodheshin aty. Dritarja e sediljes së pasagjerit mbyllet pasi makina ka ndaluar, para se një burrë me xhup dhe xhinse blu të dalë nga ana e pasagjerit.

Një burrë tjetër, me xhinse blu, kapele dhe pallto, shfaqet nga hyrja e parkingut të makinave dhe bisedon me pasagjerin. Shoferi, një grua e veshur me xhinse dhe një pallto, u bashkohet dy djemve, para se të tre të largohen.

Thuhet se Tom po filmonte skena për filmin “Mission: Impossible 7” në një qendër tregtare në Birmingham së bashku me aktoren Hayley Atëell në kohën kur ndodhi vjedhja.

Kompania e “BMW” i dha një tjetër makinë identike aktorit brenda disa orësh pas vjedhjes.

Xhirimet e “Mission: Impossible 7” thuhet se u ndaluan përsëri në qershor për shkak të një testi pozitiv të Covid. Anëtarët e stafit pretendonin se personi i infektuar mund të ishte Tom. Pavarësisht se nuk ka asnjë provë që e vërteton këtë, mungesa e Tom në xhirime është një faktor që ngre dyshimet.

Rίkthehet Bαba Vaηga me ρarashikimet e vitit: Nga zjαrret e përmbγtjet, e deri tek sëmuηdjet për udhëheqësit

Baba Vanga cilësohet si “Nostradamusi i Ballkanit”. Nëse ju kujtohet Nostradamusi, ishte mjeku francez i epokës së Mesjetës, parashikimet e të cilit vazhdojnë të citohen ende sot.

Po çfarë ka parashikuar Baba Vanga për këtë vit?

Siç pretendon tabloidi britanik “The Mirror”, ne do të shohim rënien e Bashkimit Evropian, një atentat ndaj presidentit rus Vladimir Putinit, riaktivizimin e ekstremistëve islamikë në Evropë, njerëz që ndahen nga besimi i tyre fetar, ndryshime të mëdha në vetëdijen, dhe trenat fluturues falë energjisë diellore.

Ndërkohë ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump do të preket nga një “sëmundje misterioze që do ta lërë atë të shurdhër, dhe do t’i shkaktojë trauma në tru”.

Po kush ishte Baba Vanga

Emri i saj i vërtetë ishte Vangelia Pandeva Dimitrova. Ajo lindi në vitin 1911 në Bullgari, dhe e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në rajonin Rupite në Malet Kozhuh, rreth 2 orë larg në veri të qytetit grek të Selanikut. Ajo ndërroi jetë në vitin 1996 në moshën 85 vjeçare, dhe 4 vite më vonë nisi të përhapet fjala mbi profecitë e saj.

Kjo ndodhi pikërisht në momentin kur u fundos nëndetësja bërthamore ruse “Kursk”. Pretendohet se Baba Vanga, e parashikoi këtë ngjarje që në vitin 1980. Kur Baba Vanga ishte gjallë, vendasit u bindën se ajo kishte fuqi paranormale, dhe e vizitonin atë shpesh për të folur me të afërmit e tyre të vdekur.

Ky ishte momenti kur ajo mori pseudonimin e saj, një kombinim i “Baba” (që do të thotë zonjë e moshuar) dhe “Vanga” (një shkurtesë e emrit të saj). Baba Vanga nuk lindi e verbër, por sipas të gjithë dëshmive e humbi shikimin e saj në një aksident misterioz gjatë fëmijërisë.

Në vitin 1925, ajo ndoqi një shkollë për të verbrit në Zemun, ku mësoi përmes metodës Braille. Por në dallim nga Nostradamusi francez, ajo nuk shkroi vetë asnjë nga vizionet që pretendonte se shihte. Ajo u mbështet te ata që kishte përreth saj për të përshkruar atë që shihte, të cilën ajo ua atribuoi “krijesave të padukshme”, të cilat nuk mund t’i shpjegonte.

Megjithatë, jo pak njerëz besojnë se parashikimet e Baba Vangës, megjithëse mund të interpretohen në forma të ndryshme, janë provuar të jenë afërsisht 85 për qind të sakta.

Ndër të tjera, pretendohet se ajo paratha fillimin e Luftës së Dytë Botërore, vdekjen e Stalinit, Çernobilit, sulmet e 11 Shtatorit 2001 ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, katastrofën bërthamore në Fukushima të Japonisë në vitin 2011, zgjedhjen e Barak Obamës president të SHBA, bashkë me ditën e saktë të vdekjes së saj.

Profecitë mbi shkatërrimin e botës, transformimet, njerëzit-makina dhe alienët

Parashikime të tjera të Baba Vangës, kanë të bëjnë me temat e ngjashme me të gjitha profecitë: shkatërrimin, transformimin, këshilla për fuqitë botërore, katastrofat mjedisore, etj. Ngjashëm me Librin e Zbulesës në Bibël, ajo ka folur për “dragonjtë”, për të cilët shumë besojnë se janë një koment mbi fuqinë gjeopolitike gjithnjë në rritje të Kinës. Sidomos duke pasur parasysh profecitë e saj në lidhje me ”paratë e kuqe”.

Po sipas profecive të saj klonimi i njeriut do të jetë një praktikë më se e zakonshme deri në vitin 2046, natyra do të rilindë në vitin 2084, njerëzit do t’i nënshtrohen modifikimeve makinerive në vitin 2111, do të ketë udhëtime në kohë dhe kontakte me alienët rreth vitit 2288, do të ketë luftë në planetin Mars në vitin 3005, dhe jeta në Tokë do të marrë fund në vitin 3797.

Megjithatë, jo të nuk ishte e gjitha profecitë janë të zymta. Baba Vanga parashikoi se ky do të jetë viti kur do të zhduket kanceri. Të paktën, kjo profeci mund të shërbejë si një kujtesë e shpresës se kanceri, në të fromat e tij shkatërruese, do të mund të kurohet vërtet një ditë.

Në përgjithësi është paqartësia e vizioneve profetike, ajo që i bën ato kaq intriguese. Këto profeci zbulojnë fiksimet e një epoke dhe shqetësimet e atyre që i interpretojnë ato.

Në këtë mënyrë, Baba Vanga dhe të tjerët si ajo, janë të vlefshëm jo domosdoshmërisht sepse na bëjnë të aftë të përgatitemi për ngjarje të mëdha botërore, por për shkak të aftësisë së tyre për të “parashikuar” në një mënyrë indirekte, çfarëdolloj gjëje që njerëzit zgjedhin të besojnë.

22 υjeçari nga Gjirokastra shkëlqen në “The Voice”, njihuni me emigrantin që çmendi grekët

Enea Mera, i njohur në Greqi si Maqi Mera është nga zërat e rinj më të kërkuar në tregun muzikor grek.

Produkt i “The Voice” i riu 22 vjeçar nga Gjirokastra ka një sezon të plotë angazhimesh në koncerte të këngës tradicionale greke në shtetin fqinj.

Ai thotë se i është dashur të punojë shumë por nuk pati vështirësi që t’i njihej talenti ndërsa paragjykimet për

të huajt sipas tij janë thyer më parë nga shumë bashkëkombas të tjerë që jo vetëm këndojnë por edhe kontribuojnë për artin e sportin në Greqi.

Enea ka jetuar mes Shqipërisë dhe Greqisë për një kohë të gjatë pasi një pjesë e familjes së tij jeton në Gjirokastër.

Është një ëndërr e tij që prej fëmijërisë që gjatë verës të këndojë këngë shqip në Gjirokastër dhe të bëhet pjesë e jetës së mbrëmjes në vendlindje.

I larguar që fëmijë nga Gjirokastra për shkak se familja emigroi për arsye ekonomike Enea është mes modeleve të të rinjve që frymëzojnë.

Ai është tashmë një figurë e njohur e artit në Greqi, një artist që beson tek identiteti, tek origjina, rrënjët dhe familja.

Moderαtorja shqiptare sfidon Blendin Fevziun, kërkon t’i marrë emisioηin “Opinion”

Moderatorja e njohur, Arjola Shehu, është bërë e njohur për publikun që pas prezantimit të emisionit “Tek Unë” në In Tv dhe më pas “Kush vjen për drekë” në Tv Klan. 

Ajo u largua muaj më parë nga televizioni Klan dhe aktualisht po prezanton spektaklin “Netët e klipit shqiptar”.

Mbrëmjen e djeshme Arjola i është përgjigjur pyetjeve të fansave në ‘Instastory’

ku ka zbuluar shumë të pathëna për veten por edhe ka treguar ëndrrën e saj që një ditë të prezantojë emisionin më të ndjekur politik në vend.

Teksa është pyetur se cilin emision do kishte dëshirë të drejtonte në Klan,

Arjola ka pu/blikuar foton e emisioni ‘Opinion’ të drejtuar nga Blendi Fevziu duke i habitur të gjithë.

Po kërkoηte shtëpinë e mikυt, djali nuk u bεson sγve çfarë sheh në Google Maps

Vajza qe shihni ne foto quhet Gjeren Yilmaz, eshte studente dhe peshon 45 kilogramë.

Ajo ka thyer rekord dhe i ka befasuar te gjithe kur për 23 minuta ka ngrënë 255 shishqebapë.

Paralelisht me ngrënien, Yilmaz ka pirë edhe tre gotë me ajran, dy shishe me ujë, ndërsa ka ngrënë edhe një sallatë.

Pronari i objektit hotelierik i cili ndodhet në qarkun Kepez, Ilyas Demir, kishte organizuar për klientët e restorantit një garë në ngrënien e shishqebapëve, ku ishin paraqitur 21 studentë.

Yilmaz theu rekordin dhe si shpërblim mori një telefon celular në vlerë prej 5.000 lira (rreth 870 euro), ar në vlerë prej rreth 55 euro dhe të drejtën për ushqim pa pagesë në periudhën e ardhshme katër mujore.

Fituesja e garës tha se ishte paraqitur për të për gën jes htru ar të gjithë ata të cilët e në nvle rëso nin nga shkaku i peshës trupore që ka.

“Kam ngrënë rreth 4 kilogramë mish. Për një orë shtova në peshë, megjithatë do të thyej përsëri rekordin tim”, tha Yilmaz.

Ajo nuk befasoi vetëm pronarin e restorantit, por edhe garuesit e tjerë. Pronari i restorantit, Demir rikujtoi se rekordin, tashmë të vjetër, e mbante Busra Canimoglu, e cila për 18 minuta kishte ngrënë 194 shishqebapë.

“Në kategorinë për meshkuj, do t’i ndajmë çmimin atij i cili do të konsumojë mbi 300 shishqebapë”, tha ai.