/ÇFARË DO TË NDODHË NË VITIN 2050, KUR POPULLSIA E BOTËS TË SHKOJË 10 MILIARDË?

ÇFARË DO TË NDODHË NË VITIN 2050, KUR POPULLSIA E BOTËS TË SHKOJË 10 MILIARDË?

Çdo vit, popullsia e botës po zgjerohet me 83 milionë njerëz. Tani për tani, ka rreth 7.6 miliardë njerëz në botë. Deri në vitin 2050, do të ketë vetëm 10 miliardë.

Por trendet e ndryshimit të popullsisë janë jashtëzakonisht të pabarabarta – disa vende po zgjerohen me shpejtësi, të tjerët po pakësohen.

Secili skenar sjell sfidën e vet për qeveritë. Vendet, popullatat e të cilëve janë në rënie, duhet të mendojnë se si të mbështesin njerëzit e moshuar, në rastet kur ai vend ka më pak punëtorë të rinj për të paguar në fondet e shtetit sigurimet. Vendet me një popullsi të re që lulëzon duhet të luftojnë me mënyrën se si t’i ushqejnë ato dhe të ofrojnë arsim dhe kujdes shëndetësor.

Tre gjëra thelbësore ndikojnë popullsinë. Fertiliteti është faktori kryesor, i ndjekur nga vdekshmëria dhe pastaj migrimi.

Këtu janë disa fakte kryesore rreth popullsisë së botës, të marra nga perspektivat e fundit të popullsisë botërore të OKB-së.

Nga 2024 India do ta kapërcejë Kinën si vendin më të populluar në botë

Kina aktualisht ka 1.4 miliardë banorë, e ndjekur nga India me 1.3 miliardë. Së bashku ata përbëjnë 37% të popullsisë së botës.

Nigeria ka rritjen më të shpejtë të popullsisë në botë

Nigeria aktualisht është në vendin e 7 në listën e vendeve më të populluara , por para 2050 do të ketë vendin e tretë, duke kaluar SHBA.

1. Kina 1 397 029

2. India 1 309 054

3 .SHBA-të 319 929

4 .Indonezia 258 162

5. Brazili 205 962

Fertiliteti ka rënë në të gjithë botën

Që nga vitet 1960, niveli global i lindjeve ka rënë në mesatarisht 2.5 lindje për grua. Megjithatë, kjo mesatare përbëhet nga shifra shumë të ndryshme: në Afrikë 4.7janë lindjet për grua, në Europë janë 1.6 lindje për grua.

Gjysma e rritjes së popullsisë do të zhvillohet në 9 shtete