Çfarë i kërkoi PS që e nxehu kaq shumë Rudina Hajdarin? Deputetja bën deklaratën e papritur

    0
    337

    Deputetja demokrate Rudina Hajdari, në fjalën e sotme në seancën parlamentare kërkoi ndryshime në Kodin Zgjedhor, por sipas propozimeve të opozitës së re.

    Ajo tha se ftesa e Partisë Socialiste për Partinë Demokratike, lidhur me reformën zgjedhore është sa për sy e faqe të ndërkombëtarëve.

    Sipas saj, kërkesa e PS për opozitën nuk është e sinqertë. “Oferta e PS është për ofertë nën tavolinë”, u shpreh Hajdari.

    Ajo e cilësoi si një kërkesë të pavend nga një deputet i vetëshpallur i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri, dhe se këtij komisioni i ka mbaruar mandati më 21 shkurt 2019, pa dhënë asnjë rezultat.

    “Duhet të kemi parasysh që ata deputetë që ishin këtu, nuk janë më. Ju e keni bërë marrëveshjen me ata dhe jo me këtë opozitë që është përballë jush. Nëse ne do të marrim iniciativë reale me këtë Parlament, erdhi si erdhi puna i përket të shkuarës, ne duhet të ecim përpara, por më vjen keq sepse deklaratat e Gjiknurit ishin shëmbëlltyra më e keqe se ç’ndodh në këtë sistem partiak prej 28 vitesh”, tha Hajdari.

    Ajo shtoi se Gjiknuri pa pikë turpl i shtriu dorën opozitës dhe i tha të bëhen pjesë në reformën zgjedhore.

    Në këtë drejtim nënvizoi, “Ku është dëgjuar kjo, që një ish-deputet, një qytetar i lirë, të ketë votë dhe veto në komision?”

    Kështu Hajdari tha se marrëveshjet për reformën zgjedhore, duhen bërë sipas propozimeve të opozitës së re, e cila nuk di se çfarë është diskutuar nga deputetët që lanë mandatin dhe që ishin pjesë e komisionit të reformës zgjedhore.