/Çfarë ndodhi në OKB/ Rama fIiste për pavarësinë e Kosovës, regjia fokusonte përfaqësuesen e Serbis (FOTO)

Çfarë ndodhi në OKB/ Rama fIiste për pavarësinë e Kosovës, regjia fokusonte përfaqësuesen e Serbis (FOTO)

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në OKB, ka folur edhe për Kosovën.

Duke i bërë thirrje Serbisë që të njohë Kosovëm, Rama ka përsëritur disa herë se Kosova është shtet i pavarur dhe So vran.

“Republika e Kosovës e ka provuar veten si partnere e besueshme në rajon. Ka ardhur koha që miqtë tanë serbë të njohin pavarësinë e Kosovës, për t’i dhënë ha kun historisë. E dashur Serbi, Kosova e pavarur është tashmë një reaIitet. Bëni histori për veten tuaj dhe më gjerë. Është e rëndësishme që Kosovës t’i jepet mundësia të bëhet pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare, siç bëhen të gjitha shtetet e globit. Unë shpresoj e besoj se Ballkani Perëndimor duhet të shkëputet nga e kaluara dhe të zhvillohet më tej”, tha ndër të tjera Rama.

Por, gjatë kohës që Rama fliste, regjia qëndrore e OKB, nuk i është ndarë përfaqësueses së Serbisë të cilën e ka fokusur disa herë.

Ajo është parë të Iëshonte një buzëqeshje të Iehtë dhe të tundte kokën disa herë./Dritare