Ndërkohë që jemi një ditë përpara zgjedhjeve të 30 qershorit ish-kryeministri Sali Berisha është kthyer në Shqipëri.
Siç shihet në foton e publikuar nga “turisti dixhital” që po qarkullon në rrjetet sociale, Berisha ka lënë Zvicrën ku ndodhej prej disa ditësh.
Në foto ai shihet i ulur në aeroport dhe po pret avionin. Megjithatë nuk dihet ende vërtetësia e kësaj fotoje që po qarkullon kudo.
Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha ishte për një vizitë zyrtare në Gjenevë ku mori pjesë në forumin Crans Montana.
