Lajme

Çfare po ndodh në Durrës? Mbërrijnë forcat e USHTRlSË dhe bëhen gati për..

Pak ditë para se forcat ushtarake amerikane të nisin një stërvitje në vendin tonë, përgatitjet kanë nisur ne portin e Durrësit.

Ushtria amerikane po sjell mjetet për stërvitje.

Në stërvitjen “Defender Europe 21” do të marrin pjesë rreth 6 mijë trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA,

Shqipëria dhe vende të tjera aleate, të cilat do të zhvillohet në bazat kryesore ushtarake të vendit tonë gjatë muajit maj të këtij viti.

Zëvendëskomandant i Ushtrisë së SHBA në Europë, Gjeneral Major Joseph Jarrard e cilësoi Shqipërinë gjatë një vizite të fundit në vendin tonë si partnere strategjike e sigurisë amerikane në Europë.

Ai theksoi, se stërvitja në fjalë do të shërbejë “për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin ushtarak të SHBA, me ushtarë shqiptarë në tokën shqiptare”.

Ndërkohë kjo stërvitje vjen në të njëjtën kohë kur Shtetet e Bashkuara po përgatiten më gjasë për një konflikt të mundshëm në kufirin midis Ukrainës dhe Rusisë.