/Çfarë po ndodh? RENEA dhe ρolicia spanjolle ‘hidhen’ në aksion, bΙindohet Tirana!

Çfarë po ndodh? RENEA dhe ρolicia spanjolle ‘hidhen’ në aksion, bΙindohet Tirana!

Pas Elbasanit dhe Vlorës, RENEA dhe Policia spanjolle po kryejnë një operacion të befasishëm në Tiranë. Bëhet me dije se Policia ka kryer disa kontrolle në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” dhe në zonën e Liqenit të Thatë.

Mësohet se disa persona janë shpallur në kërkim. Delegacioni i policisë dhe hetuesve spanjollë kanë zhvilluar takime me prokurorët e SPAK në kuadër të operacionit të tyre në vendin tonë.

Më herët gjatë ditës së sotme, RENEA dhe Policia spanjolle kanë kryer kontrolle në qytetin e Elbasanit dhe Vlorës, ku kanë goditur një call center dhe janë arrestuar disa punonjëse vajza.