Çfarë po ndodh? Shteti Shqiptar arr eston Luftëtarin e UÇK me urdhër të Interpol Serbia

0
168

Kryetari i Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati, ka njoftuar se Policia e Shqipërisë ka ndaluar veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Murtez Kastratin, nga Lipjani.

Ndër të tjera në njoftimin e tij Gucati ka bërë me dije se ndalimi i Kastratit është bërë për shkak të një fletarr esti nga Interpoli, pasi shteti serb ka dërguar emrin e tij dhe shumë ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Më tej ai shprehet se Shteti i Shqipërisë duhet ta lirojë sa më shpejtë Kastratin dhe të mos marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia.

“Veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani sot është ndaluar nga policia e Shqipërisë pasi që shteti Serb ka dërguar emrin e tij dhe shume ish pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol.

Nga burimet që kemi marrë Serbia këto ditë ka bërë një listë të re me emra të ish pjesëtarëve të UÇK-së, ju bëjmë apel bashkëluf tëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera, Shteti i Shqipërisë duhet sa me parë ta liroje Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia.

Deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltr etuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë.

Qeveria e Kosovës sa me parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla!”- është shprehur Gucati.