Çfarë po ndodh?!Ushtarët amerikanë zbarkojnë në Shqipëri

0
913

Një helikopter i Skuadriljes së Luf timeve në Det të ushtrisë amerikane ka zhvilluar një stërvitje në zonën ushtarake të Bizës në Shqipëri.

Lajmin e jep vetë ambasada amerikane përmes një postimi në Facebook.

“Më 27 prill, një helikopter MH-60S “Seahawk” i Shteteve të Bashkuara nga Skuadrilja e Lu ftimeve në Det, zhvilloi stërvitje të arm atosur dite dhe nate në Zonën e Stërvitjes Ushtarake Biza, në qendër të Shqipërisë.

Ata përdorën mitralozat e kalibrit M240 7.62mm and the GAU-21.50 për të ruajtur gatishmërinë.

Pavarësisht vështirësive në luf tën kundër COVID-19, stërvitjet ushtarake duhet të vazhdojnë dhe Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria mbeten aleate të përkushtuara”, shkruan ambasada amerikane në postimin e saj.