Në ditën kur u bë nënë, Arbenita Ismajli humbi babain.
I ndjeri prej ditësh ishte i shtritë në qendrën COVID-19 të Kumanovës.
Ai nuk ia doli në betejë me virusin duke ndërruar jetë dje pasdite, vetmë pak orë pasi Arbenita lindi vajzën.

Sot në mëngjes, modelja ka bërë reagimin e parë përmes rrjeteve sociale.
Në Instagram, ajo ka ndarë dhimbjen në një shkrim ku shprehet: “U prehsh në paqe baba. Zoti të bekoftë me një vend në qiell.
Gjithmonë do jesh në mendjen time, gjithmonë. Ju lutem të gjithëve, gjithmonë tregoni të dashurve tuaj që i doni dhe gjithmonë përqafojini.
Kurrë nuk e dini kur do ikin”