Çiftit i ndodh e papritura. Donin një djalë pas dy vajzave, u bënë me 5 të tjerë

    0
    311

    Kishin dy vajza dhe dëshironin që familjes së tyre ti shtohej një djalë. Por në fakt familjes së tyre iu shtuan pesënjakë.

    Chad dhe Amy Kempel, 36 dhe 34 vjeç tani janë prindër të Savanës 3 vjeçe, Avery 1 vjeçe dhe Lincoln, Noelle, Grayson, Preston, dhe Gabriela 4 muajshe.

    Pesënjakët kanë lindur më 11 janar të këtij viti.

    Çiftit u duhet të ndërrojnë 80 pampersa në ditë ose 2480 pampers në muaj. Të përgatisin 40 shishe qumështi në ditë, dhe nëse flejnë tre orë gjumë janë më të lumturit.

    Amy i ishte nënshtruar një inseminimi intrauterine, (IUI) një trajtim fertiliteti që ka të bëjë me vendosjen e spermës brenda mitrës së gruas për të lehtësuar fekondimin.

    Kur ishte 7 javëshe Amy zbuloi se ishte shtatzënë me pesënjakët.

    Bashkëshorti tregon momentin kur panë në eko për herë të parë pesënjakët