Armando Sadiku ka shënuar gol spektakolar për Luganon në Zvicër.
Sulmuesi i Kombëtare shqiptare hyri në lojë në minutën e 46’ dhe gjeti golin për mysafirët në atë të 67’, shkruan Gazeta Express.
Ai shënoi gol të bukur nga largësia, që nuk ndodh edhe shumë shpesh.
Por, gëzimi i mysafirëve zgjati shkurt, sepse Suchy barazoi 1-1 në minutën e 73’. /Gazeta Express/
https://streamable.com/uza8z