“Çmenden” shqiptarët, i vënë flakën burgut në Genova

    0
    379

    Një grup të burgosurish shqiptarë i kanë vënë flakën një qelie në burgun e Marassit në Genova, por ndërhyrja e menjëhershme e policisë shmangu pasojat e rënda.

    Sipas autoriteteve të burgjeve, autorët janë “shtatë të burgosur shqiptarë tashmë të njohur për akte të tjera të ngjashme”.

    Njoftimi thotë se zjarri u vu në shenjë proteste ‘kundër një kontrolli special në qeli që solli zbulimin e një celulari dhe të një cigareje hashash’.

    “Pasi i vunë zjarrin tavolinës dhe objekteve të tjerë, të burgosurit hodhën bombola të ndezura në korridor, duke e mbushur me tym, dhe sikur të mos kishim hapur të gjitha dritaret mund të ishte bërë shumë e rrezikshme”, thotë policia.

    Një nga shtatë të burgosurit është i dënuar për vrasje në tentativë.