“Çmendet” 38-υjeçari, dhunon ish-ρartneren në një lokal në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Korçë, ku një 38-vjeçar ka dhunuar ish-gruan.

Bëhet me dije se është shpallur në kërkim shtetasi G. Ç ., 38 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi dyshohet se në ambientet e një lokali, ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. Ç ., 38 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi dyshohet se në ambientet e një lokali, ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij” njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.