/Çudirat e zyrave/ Shkon të martohet me të dashurën, 35-vjeçarin e kurorëzojnë me vjehrrin

Çudirat e zyrave/ Shkon të martohet me të dashurën, 35-vjeçarin e kurorëzojnë me vjehrrin

Një 35-vjeçar është martuar gabimisht me vjehrrin e tij. Gjithçka ka ardhur si pasojë e një gabimi të punonjësve të gjendjes civile në Manisa, Turqi.

Mediat e huaja shkruajnë se Zekeriya Karatas dhe e dashura e tij 25-vjeçare Gulsah Yilmaz kishin shkuar në gjendjen civile për tu kurorëzuar në martesë. Mirëpo pas martesës, u vu re çudia që kishte ndodhur në dokumentet përkatëse.

Në çertifikatën e martesës, në vendin ku duhej të shkruhej emri i bashkëshortes, zyrtari i bashkisë kishte shkuar emrin e 56-vjeçarit Muzaffer Yilmaz, i ati i vajzës.

“U habitëm të gjithë, edhe vjehrri u habit. Ndoshta jam njeriu i parë në botë që kurorëzohet në martesë me vjehrrin. U frikësuam fillimisht, por kur na thanë që do rregullohet u gëzuam,“- u shpreh 35-vjeçari.