Dαshamir Shehit i “rëshkεt” gοja dhe bën deklarαtën që nuk duhej për PD: Nga ana jonë ka…
Dashamir Shehi ka deklaruar hapur se edhe në Partinë Demokratike ka persona që blejnë vota.
I ftuar në “Opinion, Shehi tha se nuk i vjen mirë, por partia ku është pjesë edhe ai nuk është e mbushur me ëngjëj.
Madje shtoi se edhe PD-ja ka blerë vota me para milionerësh.
Pjesë nga biseda:
Dashamir Shehi: Kjo nuk ëstë çështje partish, kjo është çështje pushteti, qeverisjeje, nga aty vjen grabitja. Që t’jua shpjegoj. Jo s’e nuk i ka blerë vota.
Nuk është PD-ja se është e mbushur me ëngjëj. Edhe PD-ja kur ka qenë në pushtet i ka bërë këto gjëra, por jo në këtë dimension.
Nuk është puna që dy tifozë, një i PD-së dhe një i PS-së dhe ky i PS-së është bujar dhe hedh pare për të mundur PD-në. nuk është puna kështu sepse do të ishte shumë bukur. Puna është se ky i PS-së përdor shtetin, paratë e shtetit.
Për mua krimi më i rëndë është kjo e patronazhistëve.
Ky është krimi më i madh, jo u shitën ca fukarenj aty e atje, nuk më shqetësojnë fare.
Blendi Fevziu: Nuk të shqetëson fare?
Dashamir Shehi: Jo, më shqetëson se ky ka marrë në pushtet 900 mijë njerëz dhe u ka vënë një aty për tu thënë se ju përgjoj unë ju, ju kam në dorë.
Kjo është Sigurim Shteti, përgjim deri në qelizë. Kemi edhe vota të blera nga ana e milionerëve e…edhe këtej nga ana jonë ka, nuk më vjen mirë, por ka.