Lajme

Dοsja drejt SPAK-ut/ Ilir Meta do të hetοhet për vrαsje, plagοsje të shumëfishtë dhe thirrje për kryengrίtje të armatοsur

Komisioni hetimor do të çojë në SPAK një dosje për krimet e rënda të Ilir Metës, përfshihet edhe vrasja e Pjerin Xhuvanit ish-drejtorit të LSI-së që refuzoi t’i jepte para Monikës

Fati i Ilir Metës po merr një rrjedhë dramatike dhe përfundimtare që kur tentoi të sfidonte me deklarata të papërgjegjshme dhe në gjendje gjysmë të dehur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe kur shpalli zgjedhjet e 25 prillit një referendum kundër ambasadores amerikane Yuri Kim.

Përveç se për shkeljen e Kushtetutës dhe përdhosjen e institucionit të Presidencës, të cilin e ka kthyer në selinë qendrore të LSI-së, Ilir Meta do hetohet dhe merret në pyetje edhe për vrasje, plagosje të shumëfishtë, thirrje për kryengritje të armatosur, thirrje për t’u armatosur si dhe thirrje për veprime të dhunshme.

Ky është edhe plani më i ri i komisionit hetimor që do ngrihet për shkarkimin e Ilir Metës. Krahas dërgimit të një raporti në Kuvend për shkarkimin e Metës si President, komisioni hetimor do të dërgojë edhe një dosje në SPAK, me prova dhe informacione të mbledhura për Ilir Metën.

Në dokumentin e firmosur nga 50 deputetë, Meta akuzohet se qëndron pas eliminimit në mes të Elbasanit të Pjerin Xhuvanit, i cili dikur kishte qenë një nga drejtorët më të besuar të Metës dhe Monikës, por edhe kryetar i LSI në Elbasan.

Gjithashtu, Meta akuzohet se qëndron edhe pas tre plagosjeve, në ngjarjen ku u vra Xhuvani. Dyshohet se Meta është investuar për të vrarë Xhuvanin përmes një ushtari të Sali Berishës, në shenjë hakmarrje pasi Xhuvani po shkatërronte LSI-në në Elbasan. Meta dhe Monika e akuzonin Xhuvanin si njeriu që zhduku LSI-në Elbasan, duke i çuar votat në drejtim të PS-së.

Gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit 2021, Monika Kryemadhi shkoi vetëm një herë në Elbasan, pasi LSI-ja nuk kishte më struktura në këtë qark dhe ishte braktisur nga të gjithë njerëzit.

Asgjesimi i LSI-së u konfirmua edhe në zgjedhje, ku nuk arriti të marrë asnjë mandat në këtë qark nga dy mandate që kishte marrë në zgjedhjet e 2017.

Dy ditë para vrasjes së Xhuvanit, Ilir Meta ka lëvizuar dhe ka zhvilluar takime me njerëz të dyshimtë gjatë natës në Elbasan. Kur u zbulua, Meta tha se kishte shkuar në Elbasan për të shpërndarë disa dekorata dhe për t’u takuar me përfaqësues të komuniteteve fetare. Por, një javë para, Meta kishte deklaruar se do të shkonte në Elbasan, për të mbrojtur votën e lirë, duke dhënë kështu një mesazh të koduar për ta që asgjësuan bandën e tij në këtë qark, dhe pikërisht për Xhuvanin.

Kur ishte në qeveri me Edi Ramën, Ilir Meta i kishte besuar Pjerin Xhuvanit drejtimin e Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë, një drejtori me shumë para dhe që lakmohej shumë nga Meta dhe Monika, për të mbushur valixhet me para.

Ndryshe nga drejtorët e tjerë, Xhuvani refuzoi të çonte paratë çdo muaj tek Monika. Ilir Meta nisi të nervozohej. Kur Xhuvani nuk u dorëzua, Ilir Meta i lëshoi Adriatik Llallën dhe Petrit Fushën, dy veglat e tij në prokurori, të cilët arrestuan Xhuvanin, për një skemë mashtrimi me rimbursimin e barnave, me vlerë 500 mijë euro.

500 mijë euro ishin një bakshish për Monikën dhe Metën, por synimi ishte goditja e Xhuvanit dhe zëvëndësimi i tij me një person që bindej dhe çonte në fund të muajit tarifën e korrupsionit tek Monika. Goditja e tij ishte edhe një mesazh që Meta kërkonte t’u jepte drejtorëve të tjerë.

Xhuvani, si kundërpërgjigje, ishte betuar se do të asgjësonte partinë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Elbasan. Dhe në fakt e mbajti premtimin. Ai e fshiu LSI-në nga harta e Elbasanit, ndonëse pagoi një çmim shumë të lartë. Për këtë ngjarje, 50 deputetë sot akuzojnë zyrtarisht Ilir Metën, kokën e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Por, edhe nëse roli i Metës në vrasjen e Xhuvanit dhe plagosjen e tre personave të tjerë nuk do të provohet nga SPAK, thirrjet e tij për armatosje, dhunë dhe kryengritje janë flagrante dhe publike./Pamfleti