DaIin fotot e dasmes Iuksoze, Rama dhe Linda, kryen muaj mjalti parisien bashkë me FËMlJET. Përse është MËRZlTUR Rea?

0
397

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”.

Në GSH.al, sot po ju sjellim: Rama dhe Linda, javë mjalti parisiene bashkë me fëmijët, përse është mërzitur Rea?

Çifti Rama nuk ka ndenjur pa e shijuar martesën. Ndoshta nuk u ka shkuar ashtu sikurse ata do të dëshironin, por në fund të fundit, Edi dhe Linda Rama, janë të kënaqur me pesë ditët e mjaltit që kanë bërë së bashku ndërsa kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë vetëm një javë pas martesës së tyre zyrtare në lokal Xibraku në Tiranë.

Ne të Bluetooth arritëm të marrim vesh itinerarin e tyre edhe pse ishte i fshehtë nëpërmjet agjencive të udhëtimit. Fillimisht kanë ndaluar në Paris në Francë, më pas janë nisur në Strasburg e një ditë në Bruksel. Dhe pas gjithë këtij turi që ka qenë sa muaj mjalti e sa politik për tu shfrytëzuar për këtë event, çifti Edi dhe Linda Rama kanë mbërritur në atdhe për të vazhduar punët e tyre të përditshme.

Vizita në Paris
Parisi i Francës, ka qenë edhe udhëtimi më interesant që kanë pasur. Jo sepse secili veç e veç nuk e ka parë atë; as për faktin se Parisi në vetvete është shumë romantik dhe ata i janë kënaqur peizazheve dhe ambienteve në dispozicion të të dashuruarve. Mesa morëm vesh ne të Bluetooth, muaji i mjaltit në Paris ka pasur një të veçantë të jashtëzakonshme: atë të bashkimit me dy fëmijët e tyre respektivë: Gregun dhe Rean. Fëmijët, kanë qenë në Paris me Edin dhe Lindën dhe të gjithë së bashku kanë kaluar aty dy ditë.

Nuk është se ata kanë shëtitur parqeve dhe kanë shijuar natyrën, edhe pse kafetë dhe takimet në ambiente të tilla kanë ndodhur, por më shumë u ka shijuar me njëri tjetrin fakti që kanë qenë të gjithë bashkë, për të kaluar pak ditë të mrekullueshme dhe larg stresit. Më së shumti, Lindës i është dashur që të qetësojë vajzën e saj, për të cilën, gjatë atyre ditëve, kishte hu;mbur një nga njerëzit e saj më të dashur, gjyshi i Reas nga ana e të atit.

Madje, sikurse kemi marrë vesh ne të Bluetooth, Rea nuk ka qenë në Shqipëri javën e kaluar kur ka ndodhur kjo ngjarje, duke qenë se ka qenë me të ëmën e saj. Por pavarësisht kësaj ngjarjeje të dhi;mbshme, që Rea e ka pë;rjetuar edhe për shkak të marrëdhënies së saj të veçantë me gjyshin, Linda dhe Edi së bashku me Gregun dhe Rean, kanë kaluar dy ditë të qeta, larg politikës së zhurmshme të Tiranës dhe syve vëzhgues të njerëzve.

Më pas Edi Rama dhe Linda janë ndalur në Strasburg e Bruksel, ku vendqëndrimet e reja kanë qenë më shumë sesa një muaj mjalti, takime pune të Edi Ramës pikërisht për politikën që duhet të ndjekë forca politike që ai drejton.

Një ndër takimet më të rëndësishme të ciftit, ka qenë edhe darka që kanë qëndruar me Xhani Pitelën, një ndër njerëzit kryesorë që nuk e ka bra;ktisur Ramën për asnjë moment në lëvizjen e tij politike. Madje, duket se kjo sajdisje e Pitelës për çiftin e ri, ka qenë edhe një shenjë e madhe falënderimi për PS, sepse Pitela, sikurse çdokush e mban mend, ka qëndruar për më shumë se një javë për pushime në qytetin e Vlorës, i ftuar në fakt nga Partia Socialiste, gjatë ditëve të verës së nxehtë.

E mes takimeve të punës dhe kërkesave të çiftit për pak privaci, duket se kanë kaluar pesë ditët e muajit të mjaltit për çiftin Rama. Ata janë kthyer në fillim të javës që sapo po kalojmë në Tiranë, ku lideri i PS, Edi Rama, ka filluar një aktivitet të ngjeshur politik, dhe një ndër gjërat më të zbutura, ka qenë takimi i tij i dytë me Berishën për të dytën herë në një hark shumë të shkurtër kohor. Të ketë qenë vallë ky muaj mjalti një ndër arsyet e zbutjes së kreut të PS?