/DaIin fotot e dasmes Iuksoze, Rama dhe Linda, kryen muaj mjalti parisien bashkë me FËMlJET. Përse është MËRZlTUR Rea?

DaIin fotot e dasmes Iuksoze, Rama dhe Linda, kryen muaj mjalti parisien bashkë me FËMlJET. Përse është MËRZlTUR Rea?

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Rama dhe Linda, javë mjalti parisiene bashkë me fëmijët, përse është mërzitur Rea?

Çifti Rama nuk ka ndenjur pa e shijuar martesën. Ndoshta nuk u ka shkuar ashtu sikurse ata do të dëshironin, por në fund të fundit, Edi dhe Linda Rama, janë të kënaqur me pesë ditët e mjaltit që kanë bërë së bashku ndërsa kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë vetëm një javë pas martesës së tyre zyrtare në lokal Xibraku në Tiranë.

Ne të Bluetooth arritëm të marrim vesh itinerarin e tyre edhe pse ishte i fshehtë nëpërmjet agjencive të udhëtimit. Fillimisht kanë ndaluar në Paris në Francë, më pas janë nisur në Strasburg e një ditë në Bruksel. Dhe pas gjithë këtij turi që ka qenë sa muaj mjalti e sa politik për tu shfrytëzuar për këtë event, çifti Edi dhe Linda Rama kanë mbërritur në atdhe për të vazhduar punët e tyre të përditshme.

Vizita në Paris
Parisi i Francës, ka qenë edhe udhëtimi më interesant që kanë pasur. Jo sepse secili veç e veç nuk e ka parë atë; as për faktin se Parisi në vetvete është shumë romantik dhe ata i janë kënaqur peizazheve dhe ambienteve në dispozicion të të dashuruarve. Mesa morëm vesh ne të Bluetooth, muaji i mjaltit në Paris ka pasur një të veçantë të jashtëzakonshme: atë të bashkimit me dy fëmijët e tyre respektivë: Gregun dhe Rean. Fëmijët, kanë qenë në Paris me Edin dhe Lindën dhe të gjithë së bashku kanë kaluar aty dy ditë.