Dalin ρamjet brenda lokalit, si nisi sherri mes shqiptarëve dhe grekut që përfυndojnë në trαgjedi (VIDEO)

Janë publikuar pamjet brenda lokalit ku nisi sherri mes një grupi shqiptarësh dhe 42-vjeçarit grek Dimitris Kordas, i cili mbeti i vdekur pas dhunës së ushtruar ndaj tij.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Rafinjas në lokalin e natës, “Sante Rock Bar”.

Në pamjet e transmetuara nga Protothema shihet se si nisi zënka në lokal, dhe më pas gjithçka rezultoi fatale për Dimitris Kordas. Në pamjet nga brenda lokalit shihet se dy autorët e dyshuar dalin nga tualeti dhe më pas nisin sherrin me viktimën.

Ky i fundit shihet duke i shtyrë të rinjtë, të cilët po ashtu e shtyjnë mbrapsht. Ndonëse pronari i lokalit dhe punonjësja ndërhynë, sherri u agravua, duke bërë që jashtë lokalit 42-vjeçari grek të vritej.

Lidhur me këtë ngjarje janë pas hekurave dy 24-vjeçarë shqiptarë, teksa bashkëpunëtorët e tyre janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit kanë rrëfyer se viktima kur është kthyer, i ka parë me një vështrim të egër dhe në atë moment ata kanë vendosur ta sulmojnë.

SHIKO VIDEON KËTU