Dalin pamjet e krijeses me te rrezikshme ne planet

    0
    419

    Krijesa më vdekjeprurëse në botë nuk është ajo që mund t’ju shkojë në mendje.

    Në blog-un e Bill Gates në 2016 u publikua një grafik i cili tregonte numrin e vdekjeveprej kafshëve në vit.

    Rreziku më i madh ishin mushkonjat.

    Po, mushkonjat – insektet e bezdisshme që thithin gjakun dhe transmetojnë viruse nga personi në person – janë përgjegjëse për vdekjet e lidhura me kafshët (830.000 në vit për të qenë të saktë).

    Për krahasim; njerëzit janë përgjegjës për 580,000 vdekje njerëzore në vit , gjarpërinjtë llogariten për 60,000 vdekje në vit dhe peshkaqenët kanë marrë vetëm gjashtë jetë në vit.

    Mushkonjat janë përgjegjës për përhapjen e virusit Zika, si dhe të sëmundjeve të tjera kërcënuese për jetën si dengja dhe ethet e verdha.

    Por këto sëmundje nuk janë ato që bëjnë mushkonja aq vdekjeprurëse.“Duhet të mbajmë në mend se numri i madh i sëmundjeve dhe vdekjeve që lidhen me mushkonjat vjen nga malaria,” shkroi Gates në një postim në blog.

    Malaria është një infeksion parazitar i përhapur nga mushkonjat që mund të çojë në të dridhura, ethe dhe përzierje, së bashku me ndërlikime të tjera më të rënda, përfshirë dështimin e organeve.

    Sëmundja vetë është përgjegjëse për më shumë se gjysmën e vdekjeve të lidhura me mushkonjat, kryesisht në Afrikën Sub-Sahariane.

    Fatmirësisht, numri i vdekjeve të shkaktuara nga sëmundja po bie.

    Ndërmjet viteve 2000 dhe 2015, vdekjet e malaries ranë me 62%, që përkthehet në 6.8 milion jetë të shpëtuara, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.