Dalin PAMJET e përρΙasjes së dy υiktimave në Kavajë, Rexha e qëlloi i pari Edmond Gosën, skena në sy të fëmijës së mitυr

Dalin pamjet filmike për ngjarjen e rëndë me dy viktima, të tre ditëve më parë në Kavajë, ku shfaqen Sali Rexha dhe Armand Gosa, duke debatuar me njëri-tjetrin përpara se të vriteshin, njëri me plumba tjetri me thikë.

Siç shihet qartë nga pamjet e kamerave të sigurisë, të siguruara nga Neës 24, Sali Rexha që më herët ka pasur emrin Altin, po ecte me fëmijën për dore kur pranë tij kalon me biçikletë, Armand Alias Edmond Gosa. Ata ndalojnë  dhe fillojnë të debatojnë me njëri-tjetrin, ndërsa disa qytetarë  kanë tentuar për t’i ndarë.

Në këtë moment Sali Rexha nxjerr nga brezi armën pistoletë dhe e mbush, por kalimtarët arrijnë që t’i ndajnë. Por nuk mbaron  me kaq. Edmond Gosa e ka ndjekur më pas me biçikletë Rexhën.

Ata ritakohen dhe është Sali Rexha ai që qëllon mbi Gosën, teksa është rrezikuar edhe jeta e fëmijës së mitur.  Gosa u plagos me 4 plumba.  Por edhe pse i plagosur ai ka nxjerrë thikën, duke goditurt 11 herë Sali Rexhën. Si pasojë e plagëve të marra ata ndërruan jetë të dy.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *