Dalin pamjet e shperthimit te makines ne Fier para 2 diteve (Video)

    0
    254

    Ervin Memo shpëtoi mrekullisht nga një atentat me eksploziv. Tritoli ishte vendosur në makinën që ia kishte në shitje dhe u shpërthye me telekomandë në momentin që hipi për ta ndezur. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin e shpërthimit të frikshëm në Fier.

    BalkanËeb’ ka siguruar pamje ekskluzive ku shihet momenti nga shpërthimi me tritol që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Fierit, ku objektiv ishte një automjet. Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar një video nga kamerat e sigurisë të një biznesi, ku ndonëse natë, shihet në një kënd momenti i shpërthimit të mjetit, (në sekondën 33) ku mbeti i plagosur pronari i ‘Benzit’, 38-vjeçari Ervin Memo. Në pamjet në fjalë shihen edhe se si qytetarët kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

    Memo e kishte parkuar mjetin e tij tip ‘Benz’ me targa AA270IV në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, brenda të cilit ndodhej edhe vet. Fatmirësisht nga shpërthimi, Memo nuk mbeti i plagosur rëndë, ndërsa thuhet se lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e poshtme nga ana e pasagjerit. Ndërkohë, policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Thuhet se familja Memo është në procese gjyqësore për disa prona në Fier, ndërsa kjo mbetet një ndër pistat kryesore ku po heton policia.