Dalin pamjet! Si u vra nga policia, grabitësi në Fier (Video)

    0
    308

    Del video e momentit të vrasjes së grabitësit të dyshuar Xhuljano Sollaku, i cili mbeti i vdekur nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, këtë të premte në Fier.

    Në pamjet që gjeni më poshtë duket momenti i shkëmbimit të zjarrit nga gjashtë grabitësit me policinë.

    Siç duket katër prej grabitësve hyjnë në banesë, ndërsa dy prej tyre kanë qëndruar jashtë banesës.

    Në momentin e mbërritjes së policisë, grabitësit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të patrullës. Efektivët i janë përgjigjur zjarrit, duke vrarë 20-vjeçar nga Elbasani, Xhuljano Sollaku, ndërsa mbeti i plagosur grabitësi tjetër Arben Muça, i cili ndodhet në spital, ndërsa gjykata ka dhënë arrest me burg.

    Pamjet u publikuan ditën e sotme nga ‘Report Tv’. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘29 Nëntori’, ku disa persona të maskuar dhe armatosur me pistoleta dhe automatikë kanë tentuar të hyjnë brenda shtëpisë së shtetasit Minella Muçi, duke thyer drynin e derës. 

    Me të marrë njoftimin, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku është përballur me plumba nga grabitësit.

    Uniformat blu janë përgjigjur po me plumba, duke i marrë jetën njërit prej grabitësve, 20-vjeçarit Xhuljan Sollaku, dhe plagosur grabitësin tjetër, Abren Muça, ndërsa katër të tjerë arritën t’i shpëtojnë plumbave dhe të largohen me një automjet, duke humbur gjurmët.