Degjenerlm total! Roza Lati dhe Baby G përgatisin cigare marljuane në emision

    0
    391

    Moderatorja Roza Lati prej kohësh drejton emisionin “Why Not”. Të shumtë janë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku ajo publikon foto edhe video nga puntatat e saj.

    E ftuara e radhës në emisionin e Rozës ka qenë këngëtarja Kordana Kingji, ose siç e njeh publiku me emrin e saj artistik si “Baby G”. Këngëtarja e ka nisur karrierën e saj para tre vitesh, por disa ndjekës nuk e kanë pritur shumë mirë veprimin që Roza dhe Baby G kanë bërë live në emision.

    Në videon e shpërndarë nga Roza, ajo dhe këngëtarja kanë përgatitur në mes të emisionit cigare mari.juane.

    Ja çfarë shkruan Roza poshtë videos së publikuar:

    E patë këtë Why Not me Baby G ??? Meqë te kenga e saj “its me” në fund të klipit i japin një rizel…. tham pse jo mos ta bëjmë këtë gjë dhe në studio!”
    Replikat kanë qenë të shumta dhe midis tyre mund të veçojmë dy:

    Mendoni se është edukuese?!!”
    Ky ka qenë komenti i një ndjekëseje të cilës nuk i ka ardhur aspak mirë kur ka parë videon që Roza ka shpërndarë. E ndërsa komentin e ndjekëses e ka replikuar vetë Roza e cila ka thënë se “Why Not” nuk është një emision edukues por argëtues.

    Përgjigja e Rozës për komentuesen:

    Why Not” nuk është emision edukues. Eshtë argëtues. Por që japim shpeshherë mesazhe sensibilizimi përtej shfaqjes që bëjmë.”