Deklarata ‘bombë’ e gazetarit: Videon erotike të Salianjit me Grida Dumën, ma solli Sali Berisha

    0
    391

    Videon erotike mes Ervin Salianjit dhe Grida Dumës e ka nxjerrë Sali Berisha.

    Kjo gjë pohohet nga ana e gazetarit Elvi Fundo, portali i të cilit botoi mesazhet erotike mes dy deputetëve demokratë.

    “Videon e Salianjit me GD ma solli Sali Berisha”, shkruan Fundo në Tuiter, pa dhënë më shumë detaje.

    Ervin Salianji dhe Grida Duma u filmuan ndërsa shkëmbenin disa mesazhe të forta erotike në ambientet e Kuvendit, në kohën që zhvillohej seanca parlamentare.

    Askush prej tyre nuk ka dhënë asnjë shpjegim, ndërkohë që prej daljes së kësaj video, ishte aluduar se ai që e nxorri ishte pikërisht Sali Berisha.

    Nuk dihet nëse tashmë do të ketë ndonjë reagim nga Lulzim Basha, pasi ky veprim i Berishës është edhe një goditje e rëndë për të.

    Kjo, duke qenë se Salianji dhe Duma njihen si dy prej njerëzve më besnikë të tij dhe që janë promovuar në PD, pikërisht nga Basha. /TemA