/Deklarata e ‘bujshme’ e Artan Hoxhës: Do kemi një ’97 të dytë, Rama nëse ke këllqe dili sot dhu.nës së Metës

Deklarata e ‘bujshme’ e Artan Hoxhës: Do kemi një ’97 të dytë, Rama nëse ke këllqe dili sot dhu.nës së Metës

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar së fundmi në emisionin “Repolitix” se situata në vend ka agravuar dhe shumë duhet që situata të vihet nën kontroll nga institucionet e vendit.

Artan Hoxha deklaroi se është detyra e kryeministrit që të marrë masat e duhura për këtë situatë. Ai është shprehur se nëse nuk vepron Rama, nga dh.una që sipas tij është nxitur nga presidenti Ilir Meta, ndryshe do të ketë një ’97 të dytë.

Zhvillimet kanë dëshmuar se situata mund të eksalojë. Si në 97 dhe 98 aksioni nis nga Tropoja dhe pastaj zbret poshtë. Situatat e krijuara janë bërë shumë dhe ajo që të bën përshtypje është se nëse i shikon pamjet do ishte gjysma e së keqes nëse do ishin qytetarë. Po ata janë të gjithë punonjës të policisë që paguhen me taksat tona. Fakti që pjesa dërrmuese janë policë ose punonjës shteti është problem shumë i madh.

Ato materiale zgjedhore kanë stemën e Republikës së Shqipërisë. Ato janë materiale zgjedhore, nuk janë të Edi Ramës. Materialet zgjedhore transportoji diku por mos i dëmto. Fakti që ato janë të vendosura në prona publike e bëjnë dh.unën të dyfishtë. Në 97 doli populli se kishin humbur paratë dhe përfituan partitë, ndërsa në rastin konkret kemi të bëjmë me një gjë të urdhëruar.

Me dekretin presidenti ka futur në për.leshje Policinë Bashkiake me Policinë e Shtetit. Kjo është si puna e protestave që kur do lajmërojnë për akte dh.une, ka kur thonë s’do ketë, nuk ka. Nuk është zgjidhje dh.una, ajo nuk na çon askund. Duket sikur palët duan që aty të ketë vi.ktima. Kjo formë që po përdoret për të penguar ose për të mundësuar 30 qershorin është e gabuar. Sot ishin dy aktivitete, kandidati për Bashkinë e Tiranës dhe kreu i qeverisë vijonin fushatë.

Ai ka për detyrë të garantojë rendin dhe sigurinë. Nëse është i paaftë ta bëjë këtë gjë, dhe me sa kanë dëshmuar janë të paaftë me situatën që pamë në Kukës. Edi Rama është organizator i zgjedhjeve. Nëse Edi Rama ka këllqe duhet t’i dalë për Zot qytetarëve dhe të mos bëjë fushata paralele, ose të japë dorëheqjen të shpëtojë të ardhmen e këtij vendi. Atëherë ose zbato ligjin, ose mos rri.