Deklarata e forte e avokatit te Izet Hazhise,”Se shpejti do mesoni shume gjera”

    0
    252

    Avokati i Izet Haxhisë, Fran Dashi ka folur në një lidhe telefonike për ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili për ekstradimin e ish truprojës së Sali Berishës i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit dhe i dënuar me 25 vite burg në mungesë.

    Vasili: “E keni takuar klientin tuaj?”

    Dashi: “Jo nuk e kam takuar, shtetasi Haxhiaj është ekstraduar sot nga Turqia dhe është akomoduar në burgun 202 dhe për shkak të lodhjes e kemi lënë për tu takuar nesër”

    Vasili: “Veprimi i parë procedurial që do bëni ju si avokat?”

    Dashi: “Unë jam një përfaqësues ligjor, nuk jam politik. Komentoj vetëm anën proceduriale, nga ana politike nuk e marr përsipër. Do bëjmë më të mirën e mundshme, si pikënisje kemi për të shkuar drejt rihapjes së hetimit, pasi Izet Haxhia është gjykuar dhe dënuar në mungesë. Nuk është pyetur asnjëherë nga trupi gjykues”

    Vasili: “A është kjo një arsye për tu rihapur çështja?”

    Dashi: “E parashikon ligji dhe e lejon ligji”

    Lala: ” A keni informacion nëse ministri i Drejtësisë së kohës, z. Rusmajli ka dhënë garanci se do ti rihapet dosja Izet Haxhisë nëse do të ekstradohej nga shteti turk drejt Shqipërisë?”

    Dashi: “Dua të jem shumë korrekt. Nuk kam shumë informacion e nuk mund të komentoj një gjë të tillë. Nuk dua të flas para kohe por në kohën e duhur dhe në momentin e duhur do të mësojmë shumë gjëra”.