/Deklarata e fortë e gazetarit: Meta futi në vëIIavrasje shqiptarët… Po shpëton veten duke sakrifikuar Shqipërinë!

Deklarata e fortë e gazetarit: Meta futi në vëIIavrasje shqiptarët… Po shpëton veten duke sakrifikuar Shqipërinë!

Gazetari investigativ Artan Hoxha i bën thirrje presidentit Ilir Meta që të ndalojë vëllav.rasjen në Shqipëri pas tensioneve që kanë përfshirë vendin në shumë bashki.

Hoxha thotë se Meta nuk sakrifikoi veten si Allende, por sakrifikon Shqipërinë për të shpëtuar veten.

Më tej, gazetari ka komentuar pamjet e Çorovodës, ku mbështetës të LSI shtynin me forcë për të hapur derën kryesore të pallatit të Sportit, për të hyrë në KZAZ.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës

Presidenti Ilir Meta tha me 20 mars 2019 nga Pogradeci, se ishte i gatshem qe per te shpetuar Shqiperine, do te v.riste veten si ish-presidenti i Kilit, Salvador Allende.

Por ne te vertete, me dekretin nr. 11199 te dates 10 qershor 2019, jo vetem nuk sakrifikoi veten per te shpetuar Shqiperine, por po sakrifikon Shqiperine per te shpetuar veten.

Dekreti nr 11199 me firmen e Metes do te mbahet mend si dekreti presidencial qe futi ne vellav.rasje shqiptaret.

Shqiptare, deri sa presidenti dhe kryeministri ta gjejne serish gjuhen per nje dreke apo darke ngjalash, qendrojini larg konfliktit per pushtetin e atyre atje lart.

Jeta e cdo shqiptari, qytetari te thjeshte, militanti politik, opozitari apo polici, eshte me e shtrenjte se cdo karrige pushtetari te korr.uptuar ne kete vend…

Ne pamje eshte suImi qe i eshte bere sot ne oren 11:00, KZAZ nr 66 ne qytetin e Çorovodes nga mbeshtetesit e LSI-se.