Deklaratat e forta të Spartak Ngjelës për Ramën dhe lidhjet me FBI, gazetari: Ti je i çmendur, ti nuk…

    0
    358

    Avokati Spartak Ngjela, ka deklaruar disa herë se ka informacione që i vijnë nga FBI, lidhur me zhvillimet në vend, e së fundmi me protestat e organizuara nga PD dhe aletatët e saj, ku ndër të tjera shprehet se FBI ka bërë edhe skemën e mbrojtjes së Edi Ramës nga protestat.

    Jo më larg së një ditë më parë, avokati tha se “me themelimin e qeverisë teknike në Shqipëri, do të nisë shumë shpejt arr.estimi i politikanëve të cilët janë kapur me vj.edhje dhe këto dosja tha ai kanë ardhur nga Amerika dhe janë të dokumentuara nga FBI-ja”.

    Por edhe disa vite më parë, Ngjela bënte po të njëjtat deklarata mbi këtë çështje…Ndërkohë në këtë valë debatesh për zhvillimet e fundit politike, është rikthyer në faqet të ndryshme humoristike në Facebook, një video e vitit 2016, kur në studion e Rudina Xhungës, ndër të tjerë, kanë qenë në panel gazetari Ylli Rakipi dhe Ngjela.

    Në këtë video Rakipi i drejtohet me ironi Ngjelës lidhur me deklaratat e tij për FBI, ndërsa edhe e ka of.enduar duke i thënë se është i “çmendur”.“Po s’kam ç’të dëgjoj unë budaIIaqet që thua ti mo, që ka vajtuar ai ka firmosur FBI në Amerikë, ti je budaIIa ore. Ore je në vete ti apo…?

    Si vajtka Edi Rama firmoska FBI shqiptar në Amerikë?! Unë jam gazetar dhe dua ta di… Ku e ke këtë informacion ti që këtu ka zyrat FBI? Kjo është çmenduri, ti je i çendur ore… fajin e ka kjo ore që s’më tha që je këtu… ti je id.iot noterik mo”, i drejtohet Rakipi.Video është postuar në Facebook nga faqja humoristike “Brryli”.

    🤩

    Posted by Brryli Broadway on 2019 m. kovo 31 d., sekmadienis