Deklaratat qesharake: Kryemadhi, milionerja e punësuar si protetuese për të varfërit “sh.krihet me popullin!

    0
    299

    Monika Kryemadhi duket se ka ndryshuar qëndrim duke legjitimuar opozitën e re në Kuvend. E ndërsa deri tani është shprehur se parlamenti është ilegjitim, mbrëmjen e sotme e ftuar në ‘Opinion’ Kryemadhi ka njohur opozitën e re, edhe pse deklarata e saj kishte doza ironie.

    “Ne nuk jemi opozita, ne kemi një opozitë të re në parlament. Opozitën e kanë aty ata. Ne na përfaqësojnë deputetët që kanë hyrë në parlament apo jo? Kemi marrë përsipër të bashkohemi me popullin. Nuk kanë parë gjë akoma”.

    E pyetur a do marrin pjesë në zgjedhje lokale ajo tha se zgjedhjet nuk do të mbahen me këtë qeveri. Por cfarë diskuton bashkëshortja e Presidentit në shtëpi për situatën politike dhe dj.egien e mandateve?

    “Unë nuk bëj politike me Ilir Metën, unë bej dashuri me Ilir Metën. Po të ishte Ilir Meta në LSI nuk do i kishim dj.egur mandatet por tani drejtimin e kam unë, marr vendimet e mia. Nuk flas fare me Ilir Metën për politikë në shtëpi” tha ajo.

    Prononcimi i Monika Kryemadhit
    Znj. Kryemadhi, Keni dalë në protestë, keni protestuar, keni shkuar përpara Drejtorisë së Policisë… Çfarë do bëni më tutje?
    Së pari, këtu nuk ka më gjë kundër nesh. Ne jemi qytetarë të thjeshtë. Si treçereku i shqiptarëve që janë të papunë, edhe ne ish-deputetët e opozitës jemi të papunë, kemi vetëm një mundësi për t’u përballur dhe ngritur zërin njëlloj si gjithë qytetarët e tjerë që janë të papunë. Misioni ynë është që ne të jemi të barabartë, të protestojmë, të ecim përpara me atë çfarë duan qytetarët.

    Si do ecni përpara znj. Kryemadhi? Si do ja bëni? A ka një strategji më të detajuar opozita?
    Kjo nuk është puna jonë. Kjo është puna e mazhorancës.

    Mazhoranca po vazhdon se ka numrat në Parlament…
    Po shumë mirë, le të vazhdojë. Ne nuk na shqetëson më Parlamenti. Aty është mesazhi për t’ju thënë atyre që populli po ju prej jashtë, do ju presë kur të mbarojë.

    Znj. Kryemadhi si do të shkoni më tutje?
    Ne të papunë jemi, këtë punë kemi. Në protestë te Parlamenti, te Kryeministria, te Policia, te Unaza, këtë punë kemi ne.

    Po nëse këto protesta nuk sjellin asgjë?
    Atë nuk e dimë. Ne nuk jemi opozita. Ne kemi një opozitë të re në Parlament.

    Znj. Kryemadhi ju keni peshën e opozitës dhe keni marrë mandatet për të përfaqësuar opozitën, pavarësisht se i dorëzuat..
    Ju falënderoj shumë dhe do të doja që këtë fjali që sapo thatë ju, ta dëgjojnë edhe të gjithë ata deputetë që janë në Parlament, që ne jemi opozita dhe qytetarët që janë jashtë atij Parlamenti, janë përfaqësues.

    Ju jeni përfaqësues të opozitës. Çështja është se çfarë do të bëni më tutje?
    Ne na përfaqësojnë deputetët që kanë hyrë atje…