Del video, ja si shqiptari qëllon me armë ndaj policisë greke

    0
    245

    Mediat greke kanë publikuar pamje të kamerave të sigurisë kur një 32-vjeçar shqiptar qëllon me armë ndaj policisë në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së mërkurës më 25 Prill në lagjen ‘Kalithea’ të kryeqytetit grek.

    Autoritetet ishin sinjalizuar për një automjet të dyshimtë në zonë. Kur mbërritën aty, vunë re 32-vjeçarin, të cilit tentuan t’i afroheshin dhe ta verifikonin. Në këtë moment, shqiptari filloi të vraponte për t’u larguar. Gjatë ndjekjes nga policia, ai nxori pistoletën dhe qëlloi në drejtim të tyre.

    Nga të shtënat me armë nuk pati persona të lënduar. Nuk kaluan shumë orë që hetuesit ta identifikonin dhe ta arrestonin.

    Sipas informacioneve të mediave greke, 32-vjeçari nuk ka pranuar të flasë dhe të bashkëpunojë me policinë. Për momentin ai akuzohet për sulmin me armë ndaj autoriteteve, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet me dije. /Tvklan.al