Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla është bërë protagonist në një aksidenti, ku teksa po udhëtonte me makinë pa një person të shtrirë në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur sot në unazën e qytetit të Elbasanit, ku pasi ndaloi automjetin, Balla ka thirru ndihmën e shpejtë.
Ai, bashkë me kalimtarë të rastësishëm, i kanë dhënë ndihmën e pare 65-vjeçarit, duke e larguar nga rruga.
Balla ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën që kanë mbërritur në vendin e aksidentin. Qytetari i aksidentuar është transportuar me shpejtësi në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia po punon për identifikimin e automjetitdhe autorin që shkaktoi këtë aksident. /k.k/noa.al/